Bota

Zbulohet shkalla e përfshirjes së forcave ushtarake ruse në Ukrainë

Screen Shot 2015-03-11 at 12.51.03

Ndërhyrja në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore nga trupat e rregullta ruse nisi në gusht të vitit që kaloi, duke arritur kulmin prej 10 000 trupash në dhjetor, dhe Moska është munduar shumë për të mbajtur operacionet në shkallë dhe intensitet të tillë, sipas një raporti.

Raporti, i Royal United Services Institute (Rusi) pretendon se skuadra të vogla zbulimi dhe me pjesëtarë të forcave speciale Spetsnaz kaluan kufirin më herët, në mesin e korrikut, pasi forcat e qeverisë ukrainase kishin fituar një seri betejash dhe kishin shtyrë separatistët pro Moskës jashtë territorit që ata kishin pushtuar më herët.

Raporti i Rusi-t konfirmon gjithashtu zbulimet e një investigimi të muajit shkurt, bazuar në analizimin e pamjeve satelitore të grupit të gazetarëve investigativë Bellingcat, se artileria ruse kishte goditur pozicionet e ukrainasve nga brenda territorit rus. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button