Zodiak

Zbuloni ditët më me fat të vitit 2020, për Shigjetarin, Bricjapin, Ujorin dhe Peshqit

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Dita më me fat e vitit 2020 për Shigjetarin do të jetë 15 dhjetori kur do të fillojë një cikël i ri i dashurisë dhe marrëdhënieve. Dëshira juaj e lindur për eksplorim dhe njohuri do të përqendrohet mbi të gjitha në dashuri që do të bëhet protagoniste në një mënyrë absolute. Nëse jeni në një lidhje, energjia e Venusit do ju bëjë që të dëshironi të thelloni lidhjen tuaj me partnerin tuaj. Ata që janë ende beqarë do të kenë një magnetizëm më të madh dhe do të bëhen të papërmbajtshëm. Kjo është arsyeja pse në këtë periudhë nuk do të duhet të mbylleni në shtëpi.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Meqenëse Jupiteri, planeti i fatit, do të mbizotërojë gjatë gjithë vitit të Bricjapit, si në 20 shkurt ashtu edhe me 28 Mars do të keni dy ditë që përfaqësojnë kulmin e një viti “për t’u futur në kornizë”. Më 20 shkurt do të keni Saturnin, Jupiterin, Plutonin, Marsin dhe Hënën të gjithë në shenjën tuaj. Kur kjo të ndodhë, do të keni qëndrueshmëri emocionale dhe një ndjenjë të thellë përmbushjeje dhe shpirtërore. Jupiteri është planeti i fatit dhe zgjerimit dhe kjo do t’ju japë një shtytje më të madhe.

Një datë tjetër për t’u rrethuar në kalendarin tuaj është 28 Marsi, kur Venusi në Dem do t’ju japë energji të mirë për dashurinë.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

31 Marsi do të jetë dita më me fat e vitit 2020 për të lindurit në shenjën e Ujorit. Në këtë ditë, Marsi, planeti i unitetit dhe veprimit, takohet me Saturnin. Do të jetë një ditë fantastike për të nënshkruar dokumente ose për të filluar një projekt tregtar, pasi gjithçka do të jetë më e qartë dhe objektivat do të jenë më të lehtë për t’u arritur. Saturni në shenjën tuaj do të jetë një burim fuqie dhe pasurie. Kjo është arsyeja pse ju do të keni një vendosmëri për t’u admiruar.

Peshqit (19 shkurt – 20 Mars)

5 Dhjetori do të jetë dita më me fat për njerëzit e lindur nën shenjën e Peshqve. Do të jetë një ditë e shkëlqyer për dashurinë, por edhe për kreativitetin. Kjo do të rrisë aftësinë tuaj për të ëndërruar pasi e dini se si ta bëni. Planeti juaj mbizotërues, Neptuni do t’ju japë rehati më të madhe dhe do të mbrojë rrugën tuaj. Do të jetë gjithashtu një ditë shumë me fat për të provuar dhe për të fituar diçka. / meb.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close