Zodiak

Zbuloni parashikimin e javës tuaj. Horoskopi javor, 3- 9 shtator 2018

Dashi

Javë pozitive dhe plot ngjyra pritet të vijë. Përfitoni nga çdo moment sikur të ishte i fundit. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me momente të veçanta. Do përjetoni kënaqësi të reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por asnjëri nuk do u mbushë mendjen aq shumë sa për të hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mirë dhe të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas masave që do merrni gjithçka do përmirësohet. Në punë yjet do kenë ndikim të madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime të majme.

Demi

Javë shumë e qetë do jetë kjo për gjithë. Ju që jeni në një lidhje që ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afroheni më tepër me njeri-tjetrin. Nëse jeni beqarë do joshni gjatë gjithë kohës me mënyra të ndryshme dhe do arrini ta bëni për vete atë që doni. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime të vogla dhe do dilni nga situatat delikate. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jetë gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Të gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë.

Binjakët

Jupiteri do ndikoje mjaft pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj. Shprehuni, dëgjojeni zemrën dhe ndiqni këshillat e saj. Nëse jeni në nje lidhje, planetët do ju ndihmojnë t’i zgjidhni problemet që keni pasur me partnerin. Pas të martës gjithçka do jetë më ndryshe dhe do kaloni edhe më shumë momente intime me partnerin. Edhe ju beqarët do merrni bekimin e yjeve dhe do mund të realizoni takimet e ëndrrave. Financat mund të jene disi delikate ditët e para, por me kalimin e kohës situata do fillojë të normalizohet. Shëndeti herë pas herë do lërë për të dëshiruar. Mund të keni shqetësime nga koka, muskujt dhe shpina. Në punë do jeni tejet profesionistë dhe keni për të pasur arritje të jashtëzakonshme.

Gaforrja

Gjate kësaj jave duhet të besoni tek vetja, të jeni më kreativ dhe të shtoni dozat e imagjinatës.  Ju që keni një lidhje do bëni gjëra të çmendura me partnerin tuaj dhe keni për të përjetuar emocione të jashtëzakonshme. As vetë nuk e kishit menduar se gjërat mund t’iu shkonin kaq mirë. Ju beqarët nuk do i qëndroni dot indiferentë disa personave dhe mund të filloni të njiheni më tepër me ta. Në planin financiar gjendja do fillojë të stabilizohet pas gjithë përpjekjeve që keni bërë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Jupiteri do ndikojë negativisht dhe do keni shqetësime. Merrni masa për t’u mbrojtur ndaj problemeve. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe asgjë nuk do ju pengojë të ecni në drejtimin e duhur.

Luani

Gjatë kësaj jave do e dini mirë sesi të veproni në çdo situatë dhe nuk do keni probleme. Ju që jeni në një lidhje duhet të dilni sa më shumë dhe të argëtoheni. Vetëm në këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni të gëzuar. Ju beqarët ka shumë mundësi që të filloni një lidhje serioze me një person të cilin e keni pasur pranë, por asnjëherë nuk e keni parë me atë sy. Në planin financiar mos kërkoni që situata të përmirësohet menjëherë sepse mund të bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jetë shumë më e mirë se më parë. Mund të keni vetëm disa probleme të vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje të mbetet e njëjtë. Të papunët do jenë me shumë fat dhe do fillojnë punë goxha fitimprurëse.

Virgjëresha

Javë e vështirë do jetë kjo për ju. Nuk do i keni idetë e qarta për atë që duhet të bëni dhe nuk do jeni të qetë. Ju që keni një lidhje herë pas here do debatoni ashpër me partnerin edhe për gjëra elementare. Po e patë që nuk mundeni dot të merreni vesh, më mirë qëndroni pak kohë larg njëri-tjetrit që të reflektoni. Nëse jeni beqarë do keni takime interesante, por vetëm kaq. Do ju duhet ende të prisni për ndryshime tërësore të statusit. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe gjendja do mbetet e mirë. Gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi. Shëndeti do ketë disa probleme. Mund të vuani nga ndonjë alergji ose nga probleme gastrike. Në punë do jeni ambiciozë dhe të suksesshëm. Do e arrini gjithçka që do i vini si qëllim vetes.

Peshorja

Në shumë momente do ndiheni të turbullt dhe nuk do dini si të veproni. Për ju të dashuruarit do ketë rivalitet të fortë këtë jave, prandaj në disa momente mund të lindin edhe mosmarrëveshje të vogla. Tregohuni pak më tolerantë. Ju beqarët do bini kokë e këmbë në dashuri me dikë që do e njihni ditën e mërkurë. As vete nuk e kishit menduar se gjërat mund t’iu ndryshonin në këtë mënyrë. Sipas Dritare.net, buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ecë mirë në këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lërë për te dëshiruar. Mund të ndiheni të dobët dhe pa force si dhe mund të keni dhimbje stomaku. Në punë do jeni me shume fat dhe mund të merrni edhe propozime për rritje në detyrë.

Akrepi

Kujdes me hapat që do hidhni këtë javë sepse pasojat mund të jenë të rënda. Për ju të dashuruarit priten aventura të rrezikshme dhe gjithçka që keni ndërtuar deri tani mund të shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për të cilat do pendoheni së tepërmi. Ju beqarët do keni një javë të paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndiheni të përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shumë, megjithatë fati do jetë me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa më parë të gjitha borxhet e marra prej kohësh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jenë goxha më mirë. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Në punë çdo gjë do ecë si zakonisht. Nuk priten gjëra të jashtëzakonshme kështu që bëni thjesht atë që do ju duket më e mira.

Shigjetari

Po u treguat të logjikshëm dhe po të jeni realistë çdo gjë do ju ecë mirë këtë javë. Ju që jeni në një lidhje mundohuni të mos kërkoni gjëra të ekzagjeruara nga partneri sepse ai nuk do mundet dot t’ua plotësoje të gjitha. Më mirë qëndroni me këmbë në tokë. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të filluar një lidhje dhe mund të refuzoni ftesa të jashtëzakonshme. Keni për t’u penduar, por do jetë tejet vonë. Buxheti nuk do jetë i keq, por as aq i mirë sa për të bërë çdo shpenzim që do ju shkojë nëpër mend. Gjendja shëndetësore do jetë më e qëndrueshme. Do ndiheni të relaksuar dhe të qetë gjithë kohës. Në punë do iu jepen mundësi të reja për të treguar aftësitë tuaja dhe keni për të pasur përfitime të mëdha.

Bricjapi

Javë e ngrohtë dhe e këndshme pritet të vijë. Ju të dashuruarit do ndiheni më së miri pranë partnerit tuaj dhe do bëni me të gjithçka që do ju pëlqejë. Të dy do keni mendimet e njëjta dhe do qëndroni më tepër bashkë. Ju beqarët nuk do kënaqeni shumë me takimet që do realizoni dhe kjo do bëjë që shpesh të mbylleni në vetvete. Sektori i financave do ndikohet negativisht nga yjet. Gjendja nuk do jetë shumë e mirë kështu që shmangni investimet e mëdha. Shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe nuk do ju mungojë asnjë ditë energjia. Në punë mund të dalin herë pas here edhe pengesa, por në përgjithësi gjithçka do ecë mire dhe do i arrini objektivat që i keni vënë vetes.

Ujori

Këtë javë do keni sukses në çdo gjë dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Ju që jeni në një lidhje do dini si ta mbani gjithë kohës pas vetes partnerin tuaj dhe do e bëni të dashurohet si i çmendur pas jush. Nuk do mungojnë surprizat nga të dyja palët. Ju beqarët duhet të reflektoni gjerë e gjatë para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të gaboni e mund të pendoheni. Financat do kenë goxha luhatje, por pas të enjtes do arrini të gjeni zgjidhje dhe do ta përmirësoni situatën. Për shëndetin nuk do qaheni aspak sepse gjendja do jetë e jashtëzakonshme. Do jeni gjithë kohës energjikë. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe do ecni me plane. Në këtë sektor nuk do ju dalin probleme.

Peshqit

Mund të keni edhe ndonjë problem të vogël gjatë kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Për ju që keni një lidhje Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia në çift do thellohet më tepër. Ju beqarët do pranoni të njiheni me personat që do iu joshin dhe nga fundjava mund të afroheni edhe më tepër. Zemra do ju rrahë edhe më fort. Financat do kenë përmirësime të paimagjinueshme. Edhe vetë nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjëra pozitive. Shëndeti gjithashtu do jetë i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin që ju ka munduar deri më sot. Në punë do i përkushtoheni me pasion çështjeve të rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button