Covid19

Zelanda e Re heq të gjitha kufizimet e koronavirusit pasi zeron rastet

Kryeministria e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha të hënën se të gjitha masat e koronavirusit të vendosura në vend do të hiqen nga e marta, duke ndaluar kufizimet e mbylljes së kufijve, pasi virusi ishte eliminuar nga vendi.

Nga mesnata e së hënës vendi do të kalojë në nivelin e alarmit kombëtar 1, tha Ardern në një konferencë shtypi. Ajo tha se ngjarjet publike dhe private mund të vazhdojnë pa kufizime, sektorët e shitjes me pakicë dhe takimet me të afërmit mund të funksionojnë normalisht, dhe të gjitha transportet publike mund të rifillojnë.

Lajmi erdhi pasi Zelanda e Re deklaroi se nuk ka raste aktive me Covid-19. Pacientët e fundit të vendit u liruan të hënën nga izolimi, thanë autoritetet shëndetësore. “Është një lajm me të vërtetë i mirë” dhe një arritje nga e gjithë Zelanda e Re, tha Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Ashley Bloomfield. “Të mos kesh raste aktive për herë të parë që nga 28 shkurti është sigurisht një shenjë domethënëse në udhëtimin tonë, por, siç e thamë edhe më parë, vigjilenca e vazhdueshme kundër Covid-19 do të vazhdojë të jetë thelbësore,” tha ai në deklaratë.

Nuk ka pasur infeksione të reja për 17 ditë

Zelanda e Re ka marrë shumë lavdërime për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë, e cila përfshinte një mbyllje të rreptë shtatë-javore që përfundoi muajin e kaluar pasi virusi u izolua. Kombi me një popullsi prej pesë million banorësh, ka pasur 1.154 raste të konfirmuara dhe 22 vdekje. Nuk ka patur infeksione të reja për 17 ditë dhe, deri të hënën është shfaqur vetëm një rast aktiv për më shumë se një javë. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button