Për herë të parë që nga 20 marsi, Skocia ka raportuar zero vdekje nga Covid-19.
Numri zyrtar i viktimave mbetet në 2415, por shtimi i rasteve të dyshuara është 3.964, raporton STV Neës.
Nicola Sturgeon, ministri i parë i Skocisë, u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
“Ne nuk mund të kuptojmë shumë në shifrat e një dite të vetme – dhe ne e dimë se regjistrimi i vdekjeve është relativisht i ulët gjatë fundjavave – por megjithatë ky është gjë që të gjithë kemi dëshiruar ta shohim,” shkroi nw Twitter Sturgeon./bota.al/