Bota

“Zgjedhja paranojake e vëllezërve kamikazë”

Screen Shot 2016-03-24 at 12.27.47Në dritën e sulmeve më të fundit në Bruksel, ka dalë sërish në pah se si celulat islamike shpeh herë formohen nga vëllezër. Të tillë ishin Ibrahim dhe Khalid el Bakraoui, autorët e sulmit në Bruksel: 30 vjec i pari, që u hodh në erë në aeroport. 27 vjec i dyti, në metro. Vëllezër si Salah Abdeslam, i kërkuari numër një pas atentateve të 13 nëntorit 2015 në Paris, MOhammed dhe Ibrahim, edhe ai pjesë e komandës. Ose si Said dhe Cherif Kouachi, vëllezërit e sulmit kamikaz në “Charlie Hebdo” në 7 janar 2015.

Kjo përsëritje e lidhjeve të gjakut nuk duhet të na habisë, thotë psikiatri Claudio Mencacci. “Bën pjesë në krijimin e grupeve primarë, si ata familjarë, që lejojnë më kollaj krijimin e një identiteti mendimi dhe veprimi”.

Mbivendosja e makrokozmosit fondamentalist dhe mikrokozmosit fisnor fuqizon zgjedhjen terroriste dhe kamikaze. “Gjenerohet një identifikim paranojak – vazhdon Mencacci – në ndarjen “ne/ata” që lind prej dëshirës për t’u bashkuar dhe diferencuar. Bëhen të gjithë përpjekjet për favorizimin e grupit tënd”.

Dhe fakti që janë vëllezër i lejon që të arrijnë të fshihen pa shkaktuar dyshime. Për këtë, sipas gjykimit të psikiatrit, “është e rëndësishme të njihen dinamikat e këtyre formacioneve. Janë celula që aktivizohen shumë shpejt”. Bërthama, tek të cilat lidhja e lindjes përkon me atë të vdekjes./bota.al

Leave a Reply

Back to top button