Bota

Zgjedhje e dyfishtë historike në Interpol: Kreu është kinez, zëvendësi rus

screen-shot-2016-11-24-at-12-00-12

Një zgjedhje e dyfishtë historike në Interpol. Për herë të parë pas më shumë se 90 vitesh veprimtari, Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale ka në krye një kinez: Meng Hongvei, 63 vjeç dhe i diplomuar në drejtësi, zëvendës ministër i Sigurisë publike në Pekin. Shumë besnik i presidentit Xi Jinping, është bërë i njohur gjatë fushatës antikorrupsion që nisi në brendësi të Partisë Komuniste kineze: ishte pikërisht ai që i dërgoi Interpolit shumë alarme të kuq për mbi njëqind të arratisur jashtë vendit, ku afro një e treta u kapën. Zgjedhja e tij në krye të Komitetit Ekzekutiv të organizatës me qendër në Lion erdhi gjatë ansamblesë së përgjithshme, e cila u zhvillua në ishullin indonezian të Balit. Hongvei, që merr vendin e francezes Mireille Ballestrazzi, ka marrë menjëherë detyrën dhe do të qëndrojë për 4 vite. Si zëvendës i tij nga Europa do të jetë Aleksander prokopchuk, 55 vjec, i diplomuar në gjuhësi dhe drejtësi, gjeneral në policinë e Moskës, që edhe ai do të jetë i pari rus në një detyrë kaq të lartë.

Edhe ai është një njeri shumë pranë presidentit Putin, ndërkohë që ka lindur në Ukrainë. Dy emërimet e Interpolit, i cili përfshin 190 anëtarë, edhe Vatikanin madje, vënë theksin në nevojën për të pranuar peshën që Rusia dhe Kina kanë marrë tashmë edhe në sektorin e policisë kriminale dhe sigurisë ndërkombëtare. Por nuk kanë munguar polemikat nga ana e organizatave të të drejtave të njeriut, si Amnesty International, që duke komentuar emërimin e Hongveit, kanë thënë se ai “është në krye të nj force policore që është e njohur për shkelje të të drejtave të njeriut si dhe përdorim të instrumentave shtypëse”. Megjithatë, do të jetë ai që do të përballet me temën delikate të Taivanit, një vend që synon të sigurojë statusin e vëzhguesit pranë organizatës./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button