Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 raste të reja meCovid-19 në Shqipëri, duke çuar në 446 numrin e të prekurve nga koronavirusi, nga 3877 raste të dyshuara.
Pjesa më e madhe e të prekurve sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë në Tiranë dhe Durrës. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.
Ministria informon se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 215 raste
– Durrës 41 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 57 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën sërish thirrje për respektimin e masve ndaj pandemisë. Gjithashtu, nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.