Zodiak

Zgjidh një nga letrat dhe zbulo çfarë mesazhi fshihet për ty…

Cilën letër ke zgjedhur?

Nëse ke zgjedhur letrën e parë…

Kjo letër dëshiron të të tregojë se ka ardhur momenti, kur të duhet të vendosësh në ekuilibër gjithçka që bën, ndaj merr frymë thellë dhe ji i kujdesshëm me vendimet që merr dhe me marrëdhëniet që ndërton. Mendohu mirë përpara se të bësh veprime të nxituara, të cilat mund të shkaktojnë konflikte dhe të dëmtojnë marrëdhëniet e tua me të tjerët. Për shëndetin mos u shqetëso, pasi gjithçka është duke shkuar mjaft mirë.

Nëse ke zgjedhur letrën e dytë…

Kjo letër përfaqëson tërësisht emocionet e tua. Je një person tepër emocional dhe prekesh shpejt nga gjërat që të ndodhin ty, ose personave që ti do më tepër. Kjo letër të fton edhe të përdorësh intuitën tënde dhe të mos i shprehësh tejmase emocionet e tua, pasi jo të gjithë mund të arrijnë të të kuptojnë. Ndonjëherë duhet t’i mbash përbrenda ato që ndjen dhe të mos i shprehësh ato. Bën mirë t’i kushtosh pak kohë të lirë edhe vetes tënde, jo vetëm të mendosh për të tjerët që të rrethojnë, apo për punën dhe të lësh pas dore veten tënde.

Nëse ke zgjedhur letrën e tretë…

Dije se së shpejti do të të vijnë ftesa në evenimente të rëndësishme, do të takohesh me njerëz, të cilët ke kohë që nuk i sheh etj. Fillo të përfitosh nga energjia pozitive që përcjellin këto marrëdhënie dhe përdore atë për të përmirësuar edhe humorin tënd. Për sa i përket shëndetit, kjo letër të fton të mos e teprosh shumë me ushqimet, pasi nuk është se kohët e fundit ke qenë mjaft mirë për të ngrënë tejmase. Kujdesu për shëndetin tënd!

Leave a Reply

Back to top button