Komuniteti shëndetësor global, duhet të ndalojë planifikimin e problemeve të vitit të kaluar. Në vend të kësaj, është e nevojshme një udhëheqje e fortë tek kërkimet jetike mbi virusin Zika, për të kuptuar efektet e shpërthimit dhe si mund të veprohet më mirë, për vënien nën kontroll dhe zhdukjen e saj
Nga Michael Edelstein & Brian MekKloski
“Chattam House”
Një rritje e defekteve në lindje në të dyja Amerikat, është e lidhur gjithnjë e më shumë me virusin Zika, që nuk ishte vënë re më parë në atë pjesë të botës. Pavarësisht nga shkaku themelor i këtyre anomalive kongjenitale, çelësi i suksesit qëndron tek një lidership i fortë shëndetësor në rafshin global. Ndërsa në këtë rast mund të zbatohen disa nga mësimet e përftuara nga shpërthimi i Ebola-s, ky kërcënim i ri paraqet një sfidë të ndryshme, dhe ka nevojë për një përgjigje të ndryshme.
Origjina e Zika-s
Në dhjetor 2015, revista “Nature” kërkoi mendimin e ekspertëvë më të njohur të sëmundjeve ngjitëse, për të parashikuar se cili patogjen do të shkaktonte krizën e ardhshme globale. Askush nuk sugjeroi virusin Zika, një sëmundje e bartur dhe transmetuar nëpërmjet pickimit nga një lloj mushkonje, e identifikuar 70 vjet më parë në Afrikë…
[real3dflipbook id=”897″] |