Zjarr vullkanik nga qendra e tokës
do të shkaktojë dridhje nëpër qytet
dy shkëmbinj të mëdhenj do të bëjnë luftë për një kohë të gjatë
Më pas Arethusa do të skuqë një lum të ri
Kjo strofë është shtrembëruar aq shumë, saqë disa shembuj as nuk i ngjajnë tekstit real të Nostradamusit. Disa shkojnë aq larg sa të përmendin Nju Jorkun me emër, të tjerë përshkruajnë makina metalike fluturuese. Sic mund ta shihni – asnjë prej këtyre nuk përmenden në tekstin e vërtetë. Shumë njerëz thonë se dy shkëmbinjtë e mëdhenj janë avionët e përdorur në sulm. Arethusa është një nimfë mitologjike, që u shndërrua në shatërvan. Nostradamusi këtë e dinte, sic mund të shihet qartë në fjalinë e fundit. Një kërkim rastësor në internet të shpie në disa prej përkthimeve më të cuditshëm të këtij parashikimi. Për shembull, një faqe interneti thotë këtë gjë për reshtine dytë: “Do të shkaktojë dridhje në dhe përreth qytetit të Nju Jorkut”. Dhe për reshtin e katërt: “Këtu mjetet ajrore do të ndërrojnë drejtim”./bota.al