Bota

Zjarrfikësi që mbërriti i pari rrëfen fjalët e fundit të Dianës. “Isha i bindur që s’do vdiste”

Zjarrfikësi që i shkoi per ndihme Princeshës Diana ndërsa ajo ishte lënduar për vdekje në një tunel të Parisit, tha se ishte i sigurt se do të mbijetonte pas aksidentit. Njëzet vjet pas tragjedisë, rreshteri Xavier Gourmelon, i cili udhëhoqi ekipin e ndihmës, tha se fjalët e fundit të Princeshës së Uellsit ishin: “O Zot, çfarë ka ndodhur?” Princesha 36-vjeçare u dërgua në spitalin Pitie-Salpetriere në kryeqytetin francez, por u shpall e vdekur disa orë më vonë më 31 gusht 1997.

“Unë të dalloja se ajo kishte një dëmtim të lehtë në shpatullën e djathtë, por, përveç kësaj, nuk kishte asgjë të rëndësishme. Nuk kishte aspak gjak”, tha ai për The Sun. “Të jem i sinqertë, mendova se do të jetonte. Me aq sa dija, ajo ishte në ambulancë, ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Por më vonë mësova se kishte vdekur në spital”. Z. Gourmelon shtoi se dy udhëtarët në sediljen e prapme të makinës, Diana dhe Dodi Al-Fayed, të cilët gjetën vdekjen në aksident, nuk mbanin rripa sigurimi.

Familja dhe miqtë e princeshës kanë thënë se kjo ishte sjellje e pazakontë për të dhe ajo normalisht e mbante rripin e sigurimit, për çdo udhëtim. Në hetimin e aksidentit në vitin 2008, u përcaktua që Diana dhe Fayed gjetën vdekjen për shkak të “neglizhencës së rëndë” të shoferit Henri Paul, i cili ishte i dehur, si dhe prej paparacëve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button