Evakuime masive po ndodhin në Florida Keys dhe Karaibe pasi një stuhi me madhësinë e Francës u bë stuhia më e fuqishme e regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik.
Qendra Kombëtare e Uraganëve në Amerikë tha se Irma ishte forcuar në një stuhi të rrezikshme të Kategorisë 5, ndërkohë që mbërriti në ishujt e Karaibeve në verilindje në një rrugë që mund ta çojë drejt Shtetet e Bashkuara. Mijëra njerëz i mbërtheu paniku dhe nisën të bëhen gati për evakuim.
Këtë mëngjes, syri i “uraganit potencialisht katastrofik” u përplas në Barbuda vetëm disa orë pasi zyrtarët i paralajmëruan njerëzit të kërkonin mbrojtje nga ‘sulmi’ i Irmas, në një deklaratë që u mbyll me fjalët: ‘Perëndia na mbroftë të gjithëve’.
Erërat e forta dhe të zhurmshme goditën ishullin fqinj të Antiguas, duke dërguar mbeturinat në ajër, ndërkohë që njerëzit kërkonin strehë në shtëpitë e tyre ose në vendstrehimet qeveritare. Ishulli i Anguillas është gjithashtu në rrugën e stuhisë.
Presidenti i SHBA, Donald Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, Puerto Riko dhe në Ishujt Virgin të SHBA, dhe autoritetet në Bahamas thanë se do të evakuonin banorët e gjashtë ishujve. / Bota.al