Zvicra do të lejojë evente deri në 1.000 njerëz përsëri nga java e ardhshme si lehtësim i masave të marra ndaj koronavirusit të ri, tha qeveria, duke deklaruar vendin e tyre të pajisur më mirë për të trajtuar çdo shpërthim të ri.
“Që nga e hëna, 22 qershor, masat e vendosura për të trajtuar koronavirusin në pjesën më të madhe do të hiqen. Vetëm ndalimi i eventeve në shkallë të gjerë do të mbetet në fuqi deri në fund të gushtit, “tha kabineti.
Më shumë se 31,000 njerëz kanë testuar pozitivë për virusin dhe 1.680 kanë vdekur që nga rasti i parë i cili u raportua në fund të shkurtit, deklarojnë autoritet.
Rastet e reja janë zvogëluar, duke i lejuar Zvicrës të rihapë shkolla, dyqane dhe kufij me anëtarët e tjerë të zonës së lirë të pasaportave të Shengenit ndërsa jeta kthehet në normalitet. Por ekonomia, si shumë të tjera, është në një recesion të mprehtë.
Qeveria i bëri thirrje publikut që të ruajë higjenën e duhur dhe distancën fizike, por hoqi një rekomandim për të punuar nga shtëpia dhe shkurtuar distancën e sigurt për ndërveprim me të huajt në 1.5 metra nga dy./bota.al