Covid19

Zvicra u jep dritën jeshile eventeve me deri në 300 pjesëmarrës

Zvicra do të lejojë që në evente të marrin pjesë deri në 300 njerëz, filluar nga 6 qershori.

Qeveria zvicerane tha që eventet publike dhe ato private ku përfshihen deri në 300 pjesëmarrës dhe mbledhjet spontane të deri në 30 persona do të lejoheh përsëri nga 6 qershori, duke lehtësuar më tej kufizimet pasi pandemia COVID-19 jep shpresë se po largohet.

Ndërkohë, ngjarjet e mëdha me më shumë se 1.000 pjesëmarrës nuk do të jenë të mundshme deri në fund të gushtit, tha qeveria në një deklaratë të mërkurën.

Qeveria gjithashtu shtoi se dëshiron të rivendosë lëvizjen e lirë të njerëzve me vendet e tjera anëtare të zonës Shengen deri më 6 korrik./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button