Analiza

Zyrtare: Merkel në kërkim të psikologëve

Kancelarja  Angela Merkel është frymëzuar nga best-seller amerikan “Nudge”, i botuar në vitin  2008 nga ekonomisti Richard Thaler dhe juristi Cass Sunstein dhe në gjuhën frënge me nëntitullin: “Metoda e butë për të frymëzuar vendimet e mirë”

Merkel psikologLe Monde
Në fillim të kësaj  jave e përditshma gjermane Bild do të shkruante në faqet e saj “Disiplina buxhetore nuk e pengon Kancelarinë gjermane të vazhdojë të rekrutojë ekspertë”.
Departamenti politik i Kancelarisë ka publikuar njoftimin për të rekrutuar tre specialistë psikologë, antropolog dhe ekonomist të specializuar në ekonominë e sjelljes.
Ideja është për të krijuar në gjirin e departamentit politik një grup të pagëzuar “të udhëheqim me efikasitet”. “Përqasje të reja politike do të mendohen dhe testohen nga një grup ndërdisiplinor”, shkruhet në lajmin e Bild.
Kancelarja  Angela Merkel është frymëzuar nga best-seller amerikan “Nudge”, i botuar në vitin  2008 nga ekonomisti Richard Thaler dhe juristi Cass Sunstein dhe në gjuhën frënge me nëntitullin: “Metoda e butë për të frymëzuar vendimet e mirë”.
Por për çfarë bëhet fjalë? Homo sapiens-i nuk është gjithmonë racional. Në këtë kontekst është fjala për të gjetur metoda me qëllim që të merren vendime mundësisht sa më të mira. Mbështetësit e kësaj teorie japin shumë shembuj. Si për shembull ai i dhurimit të organeve.
Për ta favorizuar atë një qeveri  ka dy mundësi: të nxisë njerëzit të deklarojnë më përpara që janë të gatshëm të japin organet e tyre, ose në të kundërt të konsiderojë që çdo qytetar është gati të japë një veshkë, nëse ai nuk ka shprehur në mënyrë të qartë qëllimin e kundërt. E dyta sigurisht është më efikase. Shkencëtarja franceze Marie-Claire Villeval në rubrikën “Jeta e ideve” ka shpjeguar në detaje se çfarë është ekonomia e sjelljes (economie comportementale) duke dhënë shembuj të tjerë.
Sipas qeverisë gjermane ekipi i presidentit Obama dhe qeveritë britanike dhe daneze kanë ngritur tashmë ekipe të ngjashme. Lind pyetja:  A do të përdorë tashmë “Mutti” “metodën e butë” për të bindur partnerët e saj evropianë të marrin “vendimet e mira?” Të gjithë presin me padurim të shohin efektet e këtyre rekrutimeve.

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close