Your Life

10 cilësi për njerëzit e mbyllur në vetvete , të cilat shumë njerëz i besojnë si të vërteta

  1. Nuk u pëlqen të flasin. Nuk është e vërtetë. Ata thjesht nuk pëlqejnë të flasim për tema që nuk iu interesojnë, ndërsa kur hapen tema që i interesojnë, mund ta vësh re se nuk pushojnë se foluri.
  2. Janë të turpshëm. Disa janë të tillë, por jo të tillë. Ata preferojnë t’i ruajnë energjitë e tyre dhe të mos i shpenzojnë mbi tema që nuk i sjellin asnjë përfitim.
  3. Janë të pasjellshëm. Nuk është e vërtetë, pasi siç e përmendëm edhe më sipër, ata marrin pjesë vetëm në temat që u interesojnë, por kjo nuk i bën ata të pasjëllshëm.
  4. Nuk i pëlqejnë njerëzit. Thjesht kanë natyrë të rezervuar dhe jo tepër të hapur si ekstrovertët, por edhe ata si çdo person, kanë njerëzit që u pëlqejnë dhe njerëzit që nuk u pëlqejnë.
  5. Urrejnë të dalin në publik. Introvertët pëlqejnë vendet e qeta dhe nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë në një vend. Sapo arrijnë atë që kërkojnë, ata kthehen në qetësinë e shtëpisë së tyre.
  6. Nuk u pëlqen të kenë pranë sa më shumë njerëz. Introvertët kalojnë më tepër kohë vetëm, se sa ekstrovertët, por kjo nuk do të thotë se nuk u shijon koha që kalojnë me njerëzit e tjerë.
  7. Janë të çuditshëm, por në fund të fundit, a nuk është çdokush i çuditshëm në mënyrën e vetë? Edhe ata ashtu si gjithë të tjerët, nuk duan të paragjykohen për personalitetin e tyre.
  8. Nuk dinë se si të bëjnë qejf. Jo, edhe ata dinë si të bëjnë qejf, por në mënyrën e tyre, të ndryshme nga mënyra e ekstrovertëve. Pra, ata kanë përkufizimin e tyre të kënaqësisë.
  9. Mendojnë vetëm për veten e tyre. Mund të duken si të tillë, sepse mbajnë shumë brenda vetes dhe nuk shprehen, por gjithsesi nuk janë arrogantë. Thjesht duan kohë të fitojnë pavarësinë e tyre.
  10. Mund të shndërrohen në ekstrovertë në ditë. Janë bërë studime të shumta për të parë shndërrimin e tyre në ekstrovertë dhe sërish ata nuk mund të jenë dot plotësisht të tillë.

Leave a Reply

Back to top button