Kinema & TV

10 filma që ju tregojnë rrugën drejt lumturisë

Lumturia mund të vijë në forma të ndryshme. Miliona njerëz jetojnë mbi tokë, dhe ne nuk do të dëgjojmë kurrë përgjigjen e vërtetë dhe të vetme ndaj pyetjes: çfarë do të thotë me të vërtetë lumturi? Ja dhjetë filma në të cilët personazhet ia dolën të gjejnë rrugën e çmuar drejt lumturisë.

1 rruga

“Rruga”

Ky film me temë udhëtimin do ju thotë shumë. Jeta i ka sjellë shumë vështirësi një burri nga Kalifornia, me emrin Tom Avery: i biri vdiq në Pirenejtë francezë. Djali i tij ndërroi jetë në fillimin e një pelegrinazhi në të famshmen Rrugë të St. James. Si do të vazhdonte jetën babai i tij? Zemra ngadalësohet… Por personazhi kryesor është një burrë i fortë. Ai gjen një objektiv të ri: të bëjë realitet ëndrrën e të birit, të ecë në rrugën e tij, në vendin e tij. Ata që pëlqejnë temat e thella me siguri do ta duan këtë film.

2 ne korrik

“Në korrik”

Agata Kristi ka thënë: “Jeta gjatë një udhëtimi, është një ëndërr në formën e saj më të pastër”. Cfarë i mbetet një mësuesi fizike, i cili ka rënë në dashuri me një kërcimtare turke? Danieli nuk dëgjoi arsyen, ai thjeshtë ndoqi zemrën. Ai shkoi me makinë në … Stamboll. Rrugës, Danieli ndesh një seri incidentesh të ndryshëm dhe të habitshëm, por ai beson se një unazë me një simbol të lashtë të Aztekëve do i tregojë rrugën. Ata që pëlqejnë udhëtimet spontane me siguri do e shijojnë këtë film.

3 jeta si shtepi

“Jeta si një shtëpi”

Ndonjëherë ka rrethana në jetë, që të lejojnë ta ndryshosh krejtësisht fatin tënd. Por ndonjëherë ti nuk ke kohë që të presësh ndihmë prej qiellit. Një arkitekt 45 vjecar, George, zbulon se i ka ditët e numëruara. Por ai ka pasur kaq shumë ëndrra, dhe kish menduar se do të kish patur kohë të mjaftueshme… A është e mundur të korrigjojë të gjithë gabimet e të kaluarës në një periudhë të shkurtër kohe? Kush e di. Por ai ka një ide… Nëse ke hequr dorë tashmë nga të gjithë marrëdhëniet e sinqerta familjare, ky film shumë i thellë do të të bindë të shkosh në drejtimin e kundërt. Personazhi kryesor luhet prej të mrekullueshmit Kevin Kline.

4 mesnate ne Paris

“Mesnatë në Paris”

A është e mundur që Uoody Allen të bëjë një film i cili nuk na prek zemrën? Përgjigja, sigurisht që është JO. Një mjeshtër i vërtetë i kinemasë, ai gjithmonë ia del të krijojë një botë ku shfaqjen e drejtojnë emocionet. Një skenarist romantik që në fshehtësi kish uruar të jetonte në vitet 1920 mbërrin në Paris me të fejuarën. Duket sikur pushimet e tyre në një vend të tillë mund të shkojnë vetëm përsosmërisht. Krejt papritur, ëndrrat e Gilit nisin të bëhen realitet… Oh, Paris, edhe sa sekrete ke?

5 mbreti peshkatar

“Mbreti peshkatar”

Qielli përherë na e dërgon një mundësi. Por ndonjëherë shenjat e fatit janë vërtetë mbresëlënëse. Jack punon si prezantues radiofonik, dhe një prej thënieve të tija therëse shndërrohet në tragjedi. Ai largohet nga puna dhe përpiqet ta mbysë trishtimin me alkool. Pak kohë më vonë, takon një të pastrehë, Parryn (Robin Uilliams), i cili dikur ka qenë profesor historie. Ai i tregon Jackut një tjetër Manhatan, ku kështjellat janë mu në rrugë, dhe kalorësit mesjetarë gjithmonë kanë një vend ku të shkojnë… Ky film i mrekullueshëm ka të drejtë të quhet “një kuti që mban një të fshehtë”. Dhe brenda ka kaq shumë mrekullira.

6 udhetimi

“Udhëtimi 100-këmbësh”

Disa imigrantë indianë hapin një restorant në Provencë. Ideja e tyre është e mirë, por ka një problem të vogël: mu përpara ndërtesës së tyre të re ndodhet një restorant francez, me një yll Michelin. Ka shumë gjëra për të thënë për këtë film të bukur dhe plot zemër, por ta themi shkurt: është i mrekullueshëm. Në të gjithë kuptimet!

7 jeta

“Jeta është mrekulli”

Emir Kusturica është më se i sinqertë. Prekja e tij plot talent e shndërron një temë të thjeshtë në një udhërrëfyese të vërtetë për mënyrën si të gjesh lumturinë, mes vështirësive të jetës. Kjo është një komedi-dramë për një ëndërrimtar, Luka, i cili dëshiron të ndërtojë një tunel hekurudhor në Ballkan. Jeta ka shumë sfida për të: lufta, tradhëtia, zhgënjimi… Por gjithcka që ndodh, duket se forcon dëshirën e tij të sinqertë për të gjetur gëzimin.

8 varka

“Varka që tundej”

Kjo është një histori e vërtetë mbi DJ-të e një stacioni radiofonik pirat britanik që transmetonin nga një anije në det, gjatë viteve ’60 kur mungonte tërësisht kontrolli. A mund ta imagjinoni sa e mirënjohur do të ishte, nëse BBC do të transmetonte muzikë pop vetëm dy orë në javë? A jeni gati të zhyteni në atmosferën e viteve të rok end rollit? Atëherë shkoni, puhiza e detit dhe disa personazhe karizmatikë po ju presin! Do të dëgjoni shumë këngë të bukura nga ajo kohë dhe do të bindeni se Bitëllsat nuk ishin të vetmit që luanin muzikë të mirë.

9 shkurtesa

“Shkurtesat”

Los Angeles, vitet ’90-të. Në këtë film ironik dhe deri diku sureal, do të keni shansin të shihni historinë e jetës të më shumë se 20 personazheve. Me që ra fjala, një prej tyre luhet prej të mrekullueshmes Andi MekDouell. Ky film filozofik na kujton se telashet e përditshmërisë, i bëjnë njerëzit të harrojnë vlerat e përjetshme. Lumturia është kaq pranë ndonjëherë… Por, si thuhet shpesh, është cështje shijeje…

10 edi shqiponja

“Edi shqiponja”

Ky film plot frymëzim na kujton se jo vetëm superheronjtë mund të ngrihen mbi jetën e përditshme. Tema bazohet në ngjarje reale, dhe prandaj është edhe më interesante të shohësh se si një tip i ngathët me syze me emrin Edi, bëhet “Shqiponja”. Por nëse mendoni që ai bëhet kampion legjendar, gaboheni. Së pari, ky është një film për një djalë të zakonshëm, njëri prej nesh. Dhe rruga e pazakontë e Edit drejt lumturisë është një … kërcim me ski. Duhet ta shihni patjetër këtë film./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button