Kinema & TVMAIN

James Cameron, “Leonardo Da Vinçi” i sotëm

Me filmat “Rambo 2” dhe “Alien”, regjosori i “Avatar” e revolucionarizoi mënyrën e kuptimit të vazhdimit të një filmi. Vetëm se Da Vinçi i parë vetëm ka shkruar, i dyti edhe e ka regjistruar. Ndryshimi është aty dhe mund të shihet

E çuditshme për ta thënë sot, por ka pasur një periudhë kur askush nuk priste asgjë nga James Cameron. I lindur në vitin 1954 në Kapuskasing të Kanadasë, James Francis Cameron kishte një ecuri mesatare në shkollë dhe pas përfundimit të gjimnazit punësohet si shofer kamioni.

Kjo deri vitin 1977, kur një ditë shkon në kinema, sheh një nga seritë e filmit “Star Wars” dhe vendos se bota e filmit do të jetë e ardhmja e tij. Katër vite më vonë, ai realizoi një film me një buxhet modest (i paguar me paratë e një shoqate dentare). Me titull “Xenogenesis”, ai ishte një film praktikisht amator, por që i bën përshtypje Roger Corman, i cili e dëshiron atë në studion e tij.

Këtu regjisori i ardhshëm i “Avatar” bën pak nga gjithçka: nga asistent/regjisorin tek skenaristi, nga njësia e dytë pas kamerës deri tek skenografia. Në këtë fazë Cameron dallohet në fusha të ndryshme: është shumë i talentuar në vizatim (si artistik ashtu edhe industrial), ka një sy të mirë, dhe me zgjuarsinë e tij të spikatur është në gjendje të zgjidhë problemet e një filmi, dhe di të shkruajë.

Por ai është totalisht i huaj për Hollywood-in, dhe fati i tij duket të jetë ai i një tekniku prodhimesh me një buxhet të ulët. Nuk është rastësi që u përfshi në drejtimin e efekteve speciale të filmit “Piranhas” (1978) dhe “Piraña Fear” (1982). Për fatin e tij, regjisori i sagës mbi peshkun e rrezikshëm mishngrënës largohet dhe kjo detyrë i caktohet Cameron.

Seria e radhës nuk ishte një prodhim shumë cilësor, por gabimet e regjisorit kanadez ishin deri diku të pashmangshme, si për shkak të kushteve në të cilat ai është i detyruar të punojë, po ashtu edhe për shkak se filmi është shumë i ngatërruar nga producenti.

Karriera e Cameron si regjisor u duk sikur kishte prekur fundin. Por ai kishte një talent si skenarist. Ndaj filloi që të shkruante skenarë. Skenari i tij i parë është një film i vogël fantastiko-shkencor që ngjall interesin e një personazhi të pamundur: Mister Univers, guvernatorit të ardhshëm të Kalifornisë Arnold Schwarzenegger.

Në atë kohë, bodybuilder-i kishte filluar të pëlqehej nga Hollywood-i teksa edhe emri i Cameron nisi të përmendej gjithnjë e më dendur. Kështu, ndërsa nis të marrë formë projekti për filmin “Terminator”, James merr disa detyra për shkrimin e skenarit.

Tani duhet kuptuar një gjë: vazhdimi i një filmi në serinë e radhës, është sot pjesë e një diskursi organik të lidhur me zhvillimin e pronësisë intelektuale. Ti krijon një vepër komerciale, me synimin e deklaruar të zgjerimit të saj në një mijë mënyra të ndryshme, gjithmonë nëse kjo gjë është e suksesshme.

Në vitet 1980, vazhdimet e filmave në seri të rja, ishin një ide që u shfaq vetëm më vonë, si një mënyrë e lehtë për të vazhduar vjeljen e përfitimeve të diçkaje që ishte shkuar mirë. Gjithsesi një praktikë e tillë në atë kohë nuk ishte një punë prestigjioze.

Prandaj kur Cameron merr përsipër të shkruajë vazhdimin e filmit “Rambo:First Blood” dhe “Aliens”, kjo nuk ndodh sepse Hollywood-i a pa atë si një talent të madh. Në fakt, ishte  krejtësisht e kundërta. Në atë kohë, Hollywood-i e vlerësonte atë si një tregtar të ndershëm, të cilit mund t’i besoheshin punë tregtare pa asnjë pretendim artistik.

Ndoshta Cameron e ndjen paksa këtë, sepse në shkrimin e skenarëve të dy filmave nuk jep më të mirën. Në fakt, ai shkruan skenarin vetëm të njërit nga filmat. Më pas ai ndryshon sheshet e xhirimit dhe disa detaje, dhe ua dorëzon punën klientëve përkatës.

Skenari i “Rambo 2:Revenge” është rishikuar pjesërisht nga Silvester Stallone, i cili e thjeshton dhe e shkurton. Ndësa ajo e vazhdimit të “Aliens” mbetet praktikisht identike.

Dhe Cameron e pëlqen shumë atë skenar, sepse sheh në të shumë potencial.

Deri në pikën që pas suksesit të madh të “The Terminator”, kur askush nuk dëshiron ta xhirojë vazhdimin e tij, dhe ai pranon ta drejtojë vetë. Midis viteve 1985-1986, “Rambo 2” dhe “Aliens” arrijnë në kinema dhe janë suksese të jashtëzakonshme me publikun. Megjithatë, kritikët lavdërojnë vetëm të dytën. Pse? Sepse i dyti drejtohet nga James Cameron.

Duke parë në retrospektivë, është e qartë se që të dy filmat janë kryesisht të mbivendosur: të njëjtat premisa narrative, i njëjti mision, e njëjta strukturë, i njëjti progresion dramatik. Madje ka edhe të njëjtat skena (si p.sh veshja e toreadorit, e zakonshme si për John Rambo po ashtu edhe për Ellen Ripley).

Ajo që bën dallimin (përveç zhvillimit të personazheve dhe sofistikimit të skenarit), është se George P. Cosmatos, regjisori i “Rambo 2”, është një autor i një stili shumë tradicional, dhe i paaftë për të shfrytëzuar maksimalisht 25 dollarët e buxhetit që kishte në dispozicion.

Dhe sot filmi i tij (që bëri gjithashtu histori) duket si një film me buxhet të ulët i

viteve 1970, për shkak të mënyrës së xhirimit të aksionit, dhe për shkak të një lloj shkapërderdhje të vënies në skenë. Ndërkohë filmi “Aliens”, pavarësisht një buxheti modest prej vetëm 15 milionë dollarësh, na shfaqet sërish si një realizim shumë modern, vizionar

dhe spektakolar, me një ritëm të furishëm dhe me skena të shkëlqyera.

Merita për këtë është e talenteve të shumëanshme që zotëron James Cameron, i cili u angazhua praktikisht në çdo departament të produksionit, duke projektuar dhe drejtuar dhe redaktuar një kryevepër të përjetshme. Në filmografinë e tij ka filma më të suksesshëm dhe më domethënës se “Aliens”, por pikërisht tek ky film ne kuptojmë më së miri talentin e pakufishëm të Leonardo Da Vinçit modern, që është pikërisht James Cameron.

Back to top button