Psikologji

10 gjërat, për të cilat nuk duhet të ndihesh asnjëherë i/e turpëruar…

  1. Për kohën që i kushton kujdesit për veten tënde. Ti mund të kalosh kohë duke u kujdesur që kushdo të ndihet mirë dhe i lumtur, e të lësh veten tënde pas dore. Por nëse do të jetosh siç duhet, kujdesu fillimisht për veten e më pas për të tjetër. Për këtë gjë, mos u ndje aspak me turp.
  2. Që i shpreh emocionet e tua. Duke qenë se jetojmë në një botë, në të cilën ndjenjat kanë kaluar paksa në plan të dytë, shprehja e ndjenjave shpesh na bën të ndihemi me turp. Mirëpo, si kur ndihemi mirë, si kur ndihemi keq, është mirë t’i shprehim ndjenjat tona me dikë që na do të mirën.
  3. Se me kë e kalon kohën tënde. Është jeta jote dhe ti ke të drejtë të zgjedhësh se me kë ta kalosh kohën tënde. Askush nuk duhet të të gjykojë për këtë gjë. Nëse ti sheh se po përfiton nga koha me dikë, edhe pse të tjerët mund të përpiqen të të bëjnë të ndihesh keq, mos u kushto vëmendje.
  4. Se për çfarë punon. Shpesh shoqëria që na rrethon, na bën të ndihemi shumë të dekurajuar për punën që bëjmë. Jo domosdoshmërisht duhet të punojmë në degën, për të cilën jemi diplomuar. Ne mund të presim për të gjetur një punë në atë profesion, por deri atëherë na duhen të ardhurat.
  5. Të falësh dikë, edhe kur ai/ajo nuk e meriton. Të falësh është gjëja më e mirë që mund të bësh për të vazhduar përpara me jetën tënde. Të tjerët shpesh mendojnë se kur fal, ti e harron çfarë ka ndodhur. Nuk është e vërtëtë. Të falësh do të thotë ta hedhësh pas krahëve atë që ka ndodhur.
  6. Të mbash shpresë në diçka, edhe nëse ajo gjë duket e pamundur. Një njeri përkufizohet nga gjërat që pëlqen, nga gjërat që do dhe nga gjërat, për të cilat mban shpresë se mund t’i realizojë. Të mbash shpresë do të thotë të mendosh pozitivisht dhe kjo gjë ndihmon shumë në jetë.
  7. Të menduarit pozitiv. Edhe pse jetesa po bëhet përherë e më e vështirë dhe duket e pamundur të mendosh pozitivisht, teksa gjithçka të sugjeron të bësh të kundërtën. Por, të menduarit pozitiv të sjell mjaft përfitime, nga reduktimi i stresit, e deri tek të fituarit e aftësive që nuk i ke pasur më parë.
  8. Të shkuarën tënde. E shkuara është tashmë një kapitull i mbyllur dhe nuk duhet të ndihesh aspak në faj apo në turp për të. E shkuara bën të mundur të përcaktojë për fat të keq edhe një pjesë të së tashmes sonë, por nuk duhet kurrsesi të kapemi pas saj e të harrojmë të jetojmë në të tashmen.
  9. Për zakonet e tua të të ngrënit. As mos u ndje fare në turp për këtë gjë, pasi është diçka personale që të përket vetëm ty. Ata që i gjykojnë të tjerët për mënyrën se si ushqehen, janë njerëz që nuk dinë të vlerësojnë së pari veten e tyre dhe këtë e shprehin duke ulur të tjerët.
  10. Për dështimet e tua. Mos u ndje i/e turpëruar, nëse ke bërë më të mirën tënde dhe ke dështuar. Ti u përpoqe, ndërsa ata që të mbajnë në gojë, ndoshta as që e dinë çfarë do të thotë të përpiqesh. Por as mos u justifiko për dështimet e tua. Mëso prej tyre dhe ec përpara në jetë.
Back to top button