Bota ka lënë pas vitin 2020, një vit i shënuar nga vështirësitë, nga lufta kundër Coronavirusit, por edhe nga shpresa. Ardhja e vitit 2021 është mirëpritur me shumë entuziazëm si një periudhë e rilindjes dhe rifillimit: frazat më të bukura për të jetuar Vitin e Ri dhe për të ecur përpara.
Mirësevjen Vit i Ri
Viti i Ri: Eshtë koha kur shikoni drejt horizonteve të reja, mendoni për ëndrrat e reja që duhen realizuar, rizbuloni forcën dhe besimin, shijoni kënaqësi të thjeshta dhe përgatiteni për të gjitha sfidat e reja.
(Stephen Littleword)
Ndezim shpresën
Shpresa buzëqesh në pragun e vitit që vjen dhe pëshpërit: “Do të jetë më i lumtur”.
(Alfred Lord Tennyson)
Viti i Ri, të pushtojmë ëndrrat tona
Limiti i vetëm për arritjet tona të së nesërmes, do të jenë dyshimet tona të së sotmes.
(Franklin D. Roosevelt)
Të jetojmë të tashmen
E djeshmja kaloi. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotmen: le t’ia fillojmë.
(Nënë Tereza e Kalkutës)
Shohim nga e ardhmja
Pavarësisht nëse është koha më e mirë ose më e keqe, kjo është e vetmja kohë që kemi.
(Art Buchwald)
Të jetojmë më të mirën
Ka vetëm dy ditë në vit, kur nuk mund të bësh asgjë: njëra quhet dje, tjetra quhet nesër, kështu që SOT është dita e duhur për të dashur, për të besuar, për të bërë dhe, mbi të gjitha, për të jetuar. (Dalai Lama)
Të rigjejmë veten
Dua që çdo mëngjes të jetë një Vit i Ri për mua. Çdo ditë dua të merrem me veten time, dhe ta rinovoj çdo ditë.
(Antonio Gramsci)
Të përmirësohemi
Gjithmonë qofsh në luftë me veset e tua, në paqe me fqinjët dhe lejo që çdo vit i ri të të gjejë një njeri më të mirë.
(Benjamin Franklin)
Dita më e bukur e vitit
Shkruani në zemrën tuaj, se çdo ditë është dita më e mirë e vitit.
(Ralph Waldo Emerson)
Zbulojmë fatin tonë
Nuk është në yje që ruhet fati ynë, por brenda vetes tonë.
(William Shakespeare)
/bota.al