- “Ti je aty ku je dhe je njeriu që je për shkak të vetes tënde. Gjithçka që je sot, ose do të jesh ndonjëherë në të ardhmen, varet nga ti. Jeta jote sot është rezultati total i zgjedhjeve, vendimeve dhe veprimeve të tua deri në këtë pikë.”
- “Mund të shkruash skenarin e jetës tënde, dhe nëse nuk je i kënaqur me skenarin aktual, mund ta grisësh dhe të shkruash një të ri.”
- “Suksesi është aftësia për të jetuar jetën ashtu siç dëshiron ta jetosh, duke bërë atë që të pëlqen më shumë, i rrethuar nga njerëz që i admiron dhe respekton.”
- “Zgjohu herët çdo mëngjes dhe lexo 30 deri në 60 minuta për fushën tënde. Merr pjesë në çdo seminar dhe kurs që mundesh. Bëje zakon të kërkosh dhe ndjekësh të paktën katër programe seminari në vit në fushën tënde.”
- “Grupi yt i referencës” përcakton deri në 95 për qind të suksesit ose dështimit tuaj në jetë. Këta mund të jenë anëtarë të familjes; kolegët; ose anëtarë të partisë politike ku bën pjesë, apo organizatave shoqërore.”
- “Milioneri mesatar shpenzon 20 deri në 30 orë në muaj duke menduar, studiuar dhe planifikuar financat.”
- “Koha jote është jeta hite. Zgjidhe punën tënde me kujdes. Koha jote është më e rëndësishme se paratë që do të marrësh. Paratë mund të zëvendësohen, por koha e shpenzuar ka ikur përgjithmonë.”
- “Ligji i Mbjelljes dhe Korrjes: Çfarëdo që të mbjellësh, atë do të korrësh. Çfarëdo që vendos ose bën për të tjerët, në fund do të të kthehet.”
- “Në një studim të kryer disa vite më parë, studiuesit zbuluan se shumë burra dhe gra që kishin arritur gjëra të mëdha, kur ishin të rinj, kishin qenë lexues të zjarrtë të biografive dhe autobiografive të njerëzve të suksesshëm.”
- “I gjithë sekreti i një jete të suksesshme është të zbulosh se çfarë fati ka përcaktuar që ti të bësh, dhe pastaj ta bësh atë.”
1 minute read