- Mëso të pëlqesh veten
Eshtë e nevojshme të fillojmë të vlerësojmë veten para se të fillojmë të kërkojmë miq. Në fakt, të pëlqesh veten është parakushti themelor dhe thelbësor për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe të qëndrueshme me të tjerët. Por si ta bëni? Përqendrohuni në atë që ju pëlqen dhe mendoni se është e rëndësishme dhe në aspektet pozitive të karakterit tuaj dhe mësoni t’i vlerësoni ato në mënyrë që të tjerët të mësojnë t’i vlerësojnë gjithashtu.
- Gjeni pasione të reja
Gjetja e stimujve të rinj është e dobishme para së gjithash për veten tonë sepse na sjell gëzim dhe kënaqësi, si dhe aftësi të reja. Gjithashtu na jep një shans për të njohur njerëz të tjerë me të cilët kemi diçka të përbashkët që mund të krijojë një bazë të fortë për ndërtimin e një marrëdhënieje.
- Mos u mbyllni në shtëpi
Të dalësh jashtë dhe të përfitosh nga çdo mundësi për t’u lidhur me njerëz të rinj është një mënyrë e zgjuar për t’u përgatitur për takime me fat. Nëse e mbyllni veten si iriq, ju tashmë po ngrini një pengesë të pakapërcyeshme.
- Tregoni interes për kë takoni
Pasi të keni takuar një mik të mundshëm, është e rëndësishme të stimuloni një dialog duke bërë pyetje (padyshim pa e ekzagjeruar dhe me taktin e duhur) dhe duke dëgjuar me kujdes dhe me interes të vërtetë për përgjigjet. Më mirë të takoheni fillimisht në një vend neutral, jo në shtëpi si të thuash, për të ulur ankthin dhe presionin psikologjik.
- Mos jini shumë kërkues
Shpesh gabimi që bëhet është të krijuarit e pritshmërive të tepruara nga një person, që mbart rrezikun e zhgënjimit. Në vend të kësaj, ne duhet t’i japim atij/asaj kohë për t’u shprehur dhe t’i japim vetes mundësinë që të na njohin.
- Mos u anko
Askujt nuk i pëlqen të ndajë kohën e vet me persona që priren të ankohen vazhdimisht ose që vazhdimisht “gjuajnë” fjali. Njerëzit e këtij lloji janë njerëz nga të cilët dëshironi të qëndroni larg. Mundohuni të mos u ngjani.
- Ndalni egoizmin
Të qenit miq përfshin një shkëmbim dhe, ndonjëherë, është e nevojshme të jepni më shumë sesa ajo që merrni. Në terma konkretë, kjo do të thotë të dëgjosh, por edhe të japësh dhe të ndash, si nga pikëpamja materiale, ashtu edhe nga pikëpamja emocionale dhe shpirtërore.
- Jini të rezervuar
Thashethemet janë të dëmshme për të gjithë. Jo vetëm që përcjellin një imazh të keq për veten, por nuk çojnë në asgjë tjetër përveç inateve dhe mosbesimit reciprok. Gjithashtu pothuajse gjithmonë kthehen në bumerang. Mos tregoni për atë që ju është besuar.
- Mos i impononi idetë tuaja
Eshtë një gjë të kesh një frymë iniciative dhe një tjetër gjë, të dëshirosh gjithmonë të vendosësh për të tjerët dhe të tregosh rrugën e duhur që në të vërtetë nuk ekziston. Mos harroni se botëkuptimi nuk është unik as në mesin e miqve të ngushtë.
- Mos gjykoni
Çdo këndvështrim duhet të merret për atë që është dhe të mos shndërrohet në një levë shantazhi dhe një element përfundimtar gjykimi. / bota.al