HistoriKulture

10 të dhëna për periudhën e mrekullueshme dhe misterioze EDO, të Japonisë

Periudha Edo (1603-1868) ishte një epokë e mrekullueshme që ka shërbyer si frymëzim për shumë filma me subjekt samurait, nderin, kimonon dhe sidomos e ka bërë të njohur kulturën japoneze pas së cilës mahnitemi. Megjithatë pavarsisht lulëzimit të kësaj periudhe ka patur edhe anë të errëta të saj.

  1. Çdokush mund të ishte mjek.

Në Japoni në periudhën Edo ishte një realitet. Çdo njeri pavarsisht njohurive mund të ushtronte mjeksinë. Ai person që ishte i zoti dhe fitonte përvojë kthehej në njeri shumë të respektuar dhe gëzonte privilegje që njerëzit e zakonshëm nuk i kishin. Ushtrimi i këtij profesioni pa një formim mjeksor sillte edhe shumë gabime. I vendosnin diagnozat me intuitë. Shërbimet e tyre ishin mjaft të kushtueshme sa njerëzit e zakonshëm nuk i paguanin dot edhe po të shisnin kimono më të mirë.

  1. Banjo me pak intimitet

Në këtë periudhë ishin shumë të zakonshme banjot publike. Njerëzit në qytete të mëdha jetonin në “Nagaja” banesa kolektive ngjitur me njëra-tjetrën, ku nuk lejohej të kishe një banjo personale. Atëherë ata shkonin në banjo komunale të quajtura “Sokoka.” Këto banjo nuk kishin privatësi, kishin dritare dhe kushdo mund të shikonte dhe një derë të ulët, ku shfaqej gjysma e trupit. Por nuk ishte vetëm ky problemi. Banjot kishin një vrimë në mes dhe femrat duhet të tregonin kujdes që kimonoja të mos prekte fundit, pa përmendur aromat.

  1. Eksperimente me trupat e të dënuarve.

Kjo është një nga gjërat më të rënda të kësaj periudhe. Lindi si praktikë e provimit të mprehjes së teheve të shpatave mbi trupa të pajetë të kriminelëve. Kur një farkëtar prodhonte katana para se t’ia dërgonte porositësit i provonte për të parë cilësinë e mprehjes. Këto prova mbështeteshin plotësisht nga qeveritë e asaj kohe dhe kryheshin nga luftëtarët. Më vonë kjo praktikë u hoq dhe në vend të trupave përdoreshin grumbull bambush.

  1. Vajza në këmbim të parave.

Kur dikush kishte një numër të caktuar borxhesh ata vetofroheshin ose përfundonin duke i shitur vajzat e tyre që më vonë dërgoheshin në shtëpi publike.

  1. Lindje të vështira

Në këtë periudhë lindjet ishin shumë ndryshe nga ato që ndodhin sot. Kur një grua ishte afër orës së lindjes e çonin në një sallë të veçantë, ku e asistonin disa zonja. E ulnin gruan shtatzanë mbi një jastëk dhe për të shtyrë tërhiqte një litar që ishte i varur në çati. Asokohe gratë lindnin ulur. Ky litar shërbente për t’i dhënë forcë për të patur kontraksione. Për shkak të higjenës apo rasteve të panjohura shumë gra humbnin jetën dhe mortaliteti infantil ishte i lartë.

  1. Dënime të rënda

Edhe pse Edoja ishte një periudhë pacifiste dënimet ishin mjaft ekstreme. Dënimet ishin për të githë pa marrë parasysh klasën sociale. Samurait që kryenin një krim duhej ta vrisnin veten e njohur ndryshe si sepuku, ndërsa në perëndim njihet si harakiri. Njerëzit e zakonshëm nuk e kishin këtë privilegj. Dënimet më të rënda ishin prerja e kokës, kryqëzimet, torturat në publik.

  1. Gjatë Edos kishte shumë zjarre.

Njerëzit e përdornin zjarrin gjatë ditës, për ndriçime, për ngrohje, gatime. Një pakujdesi e vogël dhe çonte në zjarre masive. Në Japoni kanë ndodhur më shumë rënie zjarresh nga ç’mund ta imagjinojmë. Ishin marrë disa masa për të parandaluar këtë dukuri si psh. një njeri endej nëpër lagje duke u kujtuar njerëzve të kishin kujdes me zjarrin.

  1. Frika nga dentisti

Dentistët e asaj kohe e mësonin profesionin nga praktikat. Nuk kishte medikamente për dhimbjet. Nëse kishe një shqetësim duhej të thërrisje këta dentistë për t’i shkulur pa anestezi. Dy ishin mundësitë e asaj periudhe ose të kujdeseshin për dhëmbët ose të vuanin. Ata përpiqeshin të kishin një higjenë të pastër të gojës. Si furça përdornin disa shkopinj prej druri me një lloj pambukur në majë dhe i fërkonin duke i vënë një lloj bari ose ilaç natyral për të ruajtur shëndetin e tyre.

  1. Jetëgjatësia

Në atë kohë jetëgjatësia ishte shumë e shkurtër. Mosha mesatare ishte 55 vjeç. Kishte shumë pak nga ata që e kalonin këtë moshë. Ilaçet e pakta, mortaliteti infantil, mungesa e higjenës çonin në sëmundje me një vdekshmëri të lartë. Nëse ishe 50 vjeç asokohe konsideroheshe në moshë të avancuar, femrat martoheshin në moshën 16 vjeç dhe kur ishin 20 kishin lindur një numër të caktuar fëmijësh. Në këtë moshë ato konsideroheshin gra të pjekura.

  1. Diferenca në klasa sociale

Kjo lloj diference në periudhën Edo ishte mjaft e dukshme dhe gjithça që kishte njeriu ishte kjo lloj klase. Disa gjëra u rezervoheshin vetëm shtresave aristrokrate p.sh shkonin në shkollë vetëm fëmijët e një shtrese të lartë. Fëmijët e familjeve të zakonshme nuk shkonin në shkolla, por ndiqnin një terakoja, instuticion i improvizuar që ngriheshin brenda tempujve, ku ata mësonin të lexonin, shkruanin dhe të bënin llogari matematikore për të punuar më vonë.

Periudha Edo pati shumë kontraste, pavarsisht se ishte një periudhë e rëndësishme e kulturës japoneze.

.

 

 

Leave a Reply

Back to top button