Fillimisht janë vetëm 30 punëtorë ndërtimit që janë mbledhur në Stalinallee në Berlinin Lindor. 24 orë më vonë, numri i tyre është rritur me më shumë se 1 milionë. Në 700 qytete në të gjithë Gjermaninë, njerëzit dalin në rrugë për të demonstruar kundër rritjes së kuotave të prodhimit, duke kërkuar zgjedhje të lira dhe ribashkimin e Gjermanisë. Protesta përhapet me shpejtësi nëpër të gjithë ish RDGJ-në – deri kur në orën 1 të drekës vendoset gjendja e jashtëzakonshme, dhe ushtarët dhe tanket sovjetike shtypin protestën.
Kjo gjë shkakton një reaksion zinxhir: pas protestës, rriten shumë përpjekjet për t’u larguar nga RDGJ. Autoritetet reagojnë duke e bërë largimin nga RDGJ të ndëshkueshëm me 3 vite burg. Por edhe kjo nuk mund ta ndalë ekspodin në masë, kështu që në 13 gusht 1961, udhëheqësi gjermano-lindor Ualter Ulbricht urdhëron mbylljen e kufirit, duke cimentuar kështu ndarjen e globit në zonat e influencës të Aleatëve dhe të Sovjetikëve. Lufta e Ftohtë është thelluar.
Ekspertët janë ende të ndarë në lidhje me impaktin e protestës. A coi ajo në ndarjen e botës, apo hodhi themelet për rënien e mëvonshme të regjimit? Historiani Rolf Steininger nuk ka dyshime: “17 qershori 1953 ishte një ngjarje kyce në historinë e Europës së pasluftës. Ishte fillimi i rënies së gjatë të RDGJ-së, një revolucion i papërfunduar me pasoja afatgjata. Ajo datë ishte makthi i zyrtarëve të partisë, deri në ditën e fundit të udhëheqjes së tyre”./bota.al