Histori

11 korrik 1789 / Dita kur një shkarkim nxit një “cunam” historie

Seria: 100 ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-09 at 08.12.43

Në 11 korrik 1789, Mbreti i Francës shkarkoi ministrin e tij shumë popullor të Financave, Jacques Necker. Për Luigjin XIV është thjeshtë një vendim i vogël që ka të bëjë me stafin e tij. Por nga valëzat e vogla krijohet një dallgë e madhe që përmbyt të gjithë Europën – një që merr me vete dhe Luigjin XIV. Në këtë moment mbreti injoron fuqinë simbolike të shkarkimit të vartësve të tij.

Për muaj të tërë buka ka munguar; ai pak ushqim që është i disponueshëm shitet me cmime shumë të lartë. Njerëzit besojnë se fajin e ka babëzia e aristokracisë. Parisi është një kuti shkrepëseje që mund të marrë flakë në cdo moment. Njerëzit kapen pas një njeriu që flet për ta, që denoncon politikën e borxheve të mbretërve Bourbonë: Jacques Necker.

“Shkarkimi i Neckerit është këmbana e alarmit për masakrën e patriotëve”, pretendon avokati dhe revolucionari Camille Desmoulins. I nxitur nga lajmi i shkarkimit të Neckerit, Desmoulinsi udhëheq turmën: “Mbetet vetëm një gjë tani, merrni armët!” Eshtë thirrja që i jep jetë revolucionit francez. Dhe ai fillon në 14 korrik me sulmin ndaj Bastijës.

Në 26 gusht 1789, qeveria e re franceze nxjerr Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Kjo pasohet nga disa vite terror dhe më pas, Napoleon Bonaparti vjen në pushtet. “Revolucioni Francez u bë laborator për shumë lloje të ndryshme kushtetutash”, shpjegon historiani Hans-Ulrich Thamer. Megjithatë, trashëgimia e tij më e madhe janë tre fjalë: liri, barazi, vëllazëri. Tre fjalë që edhe ato lindën prej shkarkimit të një njeriu./bota.al

Leave a Reply

Back to top button