- Ata pranojnë zbrazëtinë e gjërave materiale
Ata nuk blejnë “Gucci” me shpresën se do i bëjë të lumtur. Ndërkohë që shijojnë gjërat materiale, ata nuk i shohin dhe mendojnë: “Po e pata edhe këtë, atëherë do të jem i lumtur”. Po kështu, nuk i rendisin të tjerët bazuar në sendet materiale që kanë apo nuk kanë, pasi e dinë që nuk ka pikë rëndësie.
- Ata pranojnë që eksperiencat ua pasurojnë jetët
Ata janë të vetëdijshëm se si eksperiencat jetësore i japin më shumë kuptim dhe pasurojnë jetët tona. Janë të hapur të eksplorojnë dhe mësojnë, së jashtmi dhe së brendshmi.
- Ata i dëgjojnë realisht të tjerët
Ata nuk dëgjojnë me qëllimin për t’u përgjigjur. Po kështu, nuk i dëgjojnë të tjerët e njëkohësisht shpërqëndrohen prej telefonit, televizorit etj. Ata janë në gjendje të jenë tërësisht aty, kur flasin menjë tjetër. Janë në gjendje t’i dëgjojnë të tjerët me një interes të sinqertë dhe të kujdesen për tjetrin.
- Ata shprehin mendimet, ndjenjat dhe pikëpamjet e vërteta, pa kërkuar falje
Ata nuk thonë gjëra që nuk i mendojnë vërtetë. Nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë. Janë në gjendje të ndajnë mendimet, ndjenjat dhe pikëpamjet e tyre unike, pa patur frikë nga opinioni i të tjerëve.
- Ata nuk kanë dalë që të kënaqin të tjerët
Ata e dinë që nëse jetojnë për të kënaqur të tjerët gjithë kohës, do të shkëputen prej eksperiencës së tyre. E dinë rëndësinë e të qënurit të vetëdijshëm, të pranimit, shprehjes së mendimeve, ndjenjave dhe pikëpamjeve të tyre unike për botën. E dinë se duke shprehur përvojën e vërtetë të brendshme, janë në gjendje të ndajnë dhuntitë e tyre me botën.
- Shohin vlerë kur u japin dashuri të tjerëve
Ata shohin vlerë kur japin dashuri dhe mirësi pa dallim. E kuptojnë se të gjithë jemi të lidhur dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për të tjerët. E dinë se duke ndihmuar të tjerët, po ndihmojnë vetveten. Ata lejojnë dhe nxisin të tjerët që të shprehin të vërtetën e tyre.
- Ata e duan veten
Ata e shohin veten si person me vlerë që meriton dashuri, mirësi dhe mbështetje. I japin vetes kujdesin e nevojshëm për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
- Ata janë të gatshëm të shohin dhe pranojnë fajet e tyre
Ata janë të vetëdijshëm se ne jemi të gjithë të lënduar dhe mund të kemi paragjykime të ndryshme. Ata nuk i gjykojnë të tjerët për paragjykimet e tyre, por e shohin si pjesë e lëndimit të brendshëm të personit, që ende duhet shëruar. Ata e dinë se kanë edhe aspakte të vetvetes që nuk u pëlqejnë, dhe janë të gatshëm të gëlltisin egon dhe t’i pranojnë ato pjesë.
- Ata e kuptojnë që jemi të gjithë unikë – dhe ky nuk është problem!
Ata e dinë që jo të gjithë bien dakord për gjithçka, gjithë kohën. Ata pranojnë pikëpamje dhe opinione të ndryshme. Nuk mendojnë që vetë kanë të drejtë dhe tjetri gabim, apo e anasjellta.
- Ata marrin përgejgjësi për jetët e tyre
Ata nuk fajësojnë të tjerët për atë që ndodh në jetën e tyre. Ata marrin përgjegjësi personale për mënyrën se si veprimet e tyre sjellin një rezultat të caktuar.
- Ata janë të lidhur me udhërrëfyesin e tyre të brendshëm
Ata kanë qenë në gjendje të pastrojnë mendjen, me qëllim që të dëgjojnë një zë të brendshëm që është më i madh se sa ata. Ata janë në gjendje që të veprojnë në përputhje me udhërrëfyesin e tyre të brendshëm, me besim. /bota.al