- Nuk do të jesh asnjëherë i lirë, nëse nuk e liron veten nga burgu i mendimeve të tua negative.
- Përpara se të flasësh, dëgjo. Përpara se të reagosh, mendohu. Përpara se të kritikosh, prit. Përpara se të lutesh, fal. Përpara se të heqësh dorë, përpiqu.
- Mjaft u shqetësove për gjërat që mund t’i bësh gabim, por lumturohu për gjërat që mund t’i bësh mirë.
- Të menduarit e tepërt – arti i krijimit të problemeve që realisht nuk ekzistojnë.
- Nuk ka asgjë që mund të të hapë aq telashe në këtë botë, sa vetë mendimet e tua.
- Të shqetësohesh është njësoj si të ulesh në një karrige lëkundëse. Të jep diçka për të bërë, por nuk të çon gjëkundi.
- Mjaft mendove shumë gjëra. Ti nuk mund të kontrollosh çdo gjë, ndaj thjesht lëri gjërat të rrjedhin siç është e shkruar.
- E dashur mendje, mjaft u mendove kaq shumë gjatë natës. Unë kam nevojë edhe të fle.
- Të mendohesh tepër është shkaku më madhor i trishtimit.
- Mos e shkatërro një ditë të re me mendimet e së djeshmes. Thjesht lëri gjërat të ndodhin.
- Një mendje e qetë është e aftë të dëgjojë intuitën përpara frikës.
1 minute read