1- Unë i besoj Zotit, e di se rrugëtimi im nuk është i përsosur, por jam e sigurt se do të jetë pikërisht ajo që më duhet, që të rritem si qenie njerëzore.
2- Unë e lë të kaluarën time që të mund të përqendrohem te e tashmja dhe të ndërtoj të ardhmen.
3- Unë e vlerësoj atë që jam, e dua trupin dhe pamjen time, dhe nuk do lejoj asgjë dhe askënd të më bëjë të ndihem jo rehat.
4- E di, kam gjithçka që duhet për të jetuar dhe të përpiqem të realizoj ëndrrat e mia.
5- Unë e dua personin që jam, kam mësuar nga dështimet e mia dhe kam nxjerrë mësime të rëndësishme për jetën time.
Begatia
6- Unë jam plotësisht i aftë të menaxhoj me sukses financat e mia dhe të fitoj pasuri.
7- Unë jam i denjë për aq shumë dashuri, kështu që jam i sigurt që së shpejti do të gjej dashuri të madhe, të mrekullueshme dhe të përsosur siç kam ëndërruar dhe merituar gjithmonë.
8- Të kem gjithë këta miq më lejon të shtrij mirësinë dhe bujarinë.
9- Unë zgjedh gjithmonë shpresën në çdo situatë, gjithmonë zgjedh të jem e sigurt në momente të errësirës totale.
10- E di, jam plotësisht e sigurt se do të bëhem personi që dua të jem.
11- Kam besim të plotë në vendimet e mia, sepse në fund të fundit ata gjithmonë më çojnë në vendin e duhur.
12- Unë kam atë që duhet për të krijuar fatin tim dhe atë që dua.
13- Unë jam e dashur nga njerëz të mrekullueshëm që do të jenë gjithmonë të disponueshëm kur të kem nevojë.
14- Unë zgjedh lumturinë, sepse e di që meritoj të jem e lumtur.
15- Mosha nuk më tremb, sepse do të përqafoj të gjitha fazat e këtij viti të mrekullueshëm. / bota.al