Të udhëtoni drejt Japonisë dhe të ktheheni pa asnjë souvenir është pothuaj e pamundur. E kemi fjalën jo për çfarëdo lloj produktesh që mund t’i blini në çdo vend ku shkoni, por për produkte tejet interesante. Asnjë nga këto produkte nuk do t’ju lerë indiferentë.
- iPad Mini 2
Këtë e njihni, me siguri e keni parë në çdo dyqan elektronik. Në shikim të parë nuk ka asgjë të veçantë. Ajo që është befasuese është çmimi i tij në Japoni dhe mund të themi se Japonia nuk është e shtrenjtë.
14. Bluzat otaku
Meqë jeni në Japoni mangat janë një minierë ari dhe artikuj të këtij lloji i shohim në disa variante. Në këtë listë s’mund të mungonin këmishat me animacione të serive, mangave etj.
13. Edamame anti-stres
Nëse keni qenë ndonjëherë në një izakaja, një nga pjatat që ju vjen përfshirë në çmimin e karriges është edhe edamame, kokrrat e sojës. Këtë herë nuk i keni në pjatë, por nxjerrja e tyre është varësi dhe shumë firma kanë ditur ta shfrytëzojnë duke i prodhuar dhe nxjerrë në shitje. Vareni tek çelsat dhe në orët e vdekura nxirrni edamame-n.
- Flluska pa fund
Nëse nuk ju pëlqejnë perimet objekt tjetër për lehtësimin e stresit janë edhe flluskat e ajrit. Janë imitim i atyre flluskave të ajrit tek qeset me të cilat mbështjellim objekte tepër delikate.
11. USB sportistësh
Një nga dhuratat më simpatike janë këto USB që po bëjnë abdominale. Ka shumë modele të këtyre sportistëve. Mund të zgjidhni.
10. Kufje otaku
Kalojmë në sektorin audio. Sasia e kufjeve është e pamatë. Në do dyqan i keni të shumëllojshëm që nga Naruto, Evangelion etj.
9. Cupmen: Kontrolluesit e temperaturës për ramen.
Nëse kërkoni një detaj mjaft të lirë dhe për të lënë përshtypje këta “cupman” janë mjaft të ndjeshëm ndaj temeraturës. Mbështeten mbi kapakun e kutisë të ramen-it të çastit (ushqim japonez) dhe kur arrin temperatura e përshtatshme për t’u ngrënë kërcejnë.
8. Çizme llastiku
Në Japoni bie shumë shi dhe këto produkte janë mjaft të dobishëm. Janë çizme llastiku që mund të palosen dhe zenë pak hapsirë nëse do t’ju duhet të udhëtoni.
7. Jastëkë hentai
Akoma nuk i jemi larguar terrenit të mangave, por këtë herë më pikant. Jastëkët e famshëm të dekoruar me personazhe të mangave janë tashmë një histori, por në këtë listë kemi përfshirë jastëkë hentai për beqarët ose për çifte të hapura.
6. Jastëkë në formën e këmbëve të zonjushave
Janë jastëkë në formën e këmbëve të një zonjushe me minifund në pozicion ulur. Merrni kokoshka dhe shihni një film të bukur.
- Mashë për flokë kacurrelë super të shpejë.
Siç e tregon edhe emri ky lloj artikulli është një mrekulli.
4. Futón-një mbulesë dore për mausin
Kjo është një shpikje që na tërheq. Çfarë është një futon? Është një lloj mbulese që na ngroh dorën gjatë kohës që jemi duke punuar me mausin në kompjuter. Ngrohet nëpërmjet një usb-je. Ideale për në dimër.
3.Çadra për tërë trupin.
Duket si një produkt i viteve 80 dhe që kurrë nuk ka mundur të komercializohet. Japonezët duken persona me mjaft humor. Si nuk na ka shkuar më parë ndër mend? Megjithatë e vështirë të vraposh për të kapur një taksi me këtë veshje.
- Xhaketa me ajër të kondicionuar
Një tip tjetër produkti mjaft interesant janë edhe xhaketat me ajër të kondicionuar. Në Japoni bie shumë shi, por në verë vendi kthehet në një ferr. Kush guxon ta veshë?
1. Veshje si makina e pijeve freskuese
Ky është një nga artikujt më të çuditshëm nga të gjithë. Një veshje kundër vjedhjes si makina e pijeve freskuese. Nëse doni të trembni ndonjë vishni këtë veshje.
Cilat nga këto artikuj do të blinit? / f.a. / Bota.al