Nga Marina Laloviç
“I mbijetuam Millosheviçit. A do të mund t’i mbijetojmë tanimë demokracisë?”
2015, një vit plot me jubile, për Ballkanin ka një vlerë thjesht simbolike, dhe e nxjerr edhe më shumë në pah atë. U rihapën dy plagë veçanërisht të mëdha në përvjetorin e njëzetë të masakrës së Srebrenicës – 11 korrik 1995 – dhe dy dekadat nga operacionit “Oluja” (Stuhia), që u zhvillua në 4 gusht të po atij viti: dita e çlirimit për Kroacinë, dhe një ditë zie për Serbinë. Por sa prej nesh, kujtohet në fakt për 5 tetorin 2000?
Në Serbi, të paktën deri pak vite më parë, kjo datë kremtohej si fillimi i rrugës demokratike të vendit. Në 5 tetor 2000, qindra mijëra njerëz, me pushtimin e sinjalit të televizionit publik RTS (Radio Televizioni i Serbisë), i njohur më mirë si TV Bastija, më në fund thirrën: “Gotov je!” (U krye). Një slogan, me të cilin zyrtarisht u shpall fundi i epokës së Millosheviçit.
Sot, 15 vjet më vonë, ne pyesim veten: çfarë mbetet nga ajo ulërimë? A ka “përfunduar” në të vërtetë? Çfarë ka ndodhur ndërkohë? Zoran Gjingjiç, lideri i opozitës dhe më pas kryeministri i Serbisë nga viti 2000, u vra në 12 mars 2003 në një atentat, dinamika e të cilit ende nuk është sqaruar. Në 11 mars 2006, Sllobodan Millosheviçi vdiq nga një atak në zemër në qelinë e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës… Sot kryeministër i Serbisë është Aleksandar Vuçiç, ish-ministër i informacionit në epokën e Millosheviçit dhe mbrojtësi i Vojisllav Sheshelit, udhëheqësi kontrovers i Partisë Radikale në vitet ’90, dhe që aktualisht po gjykohet nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë…
[real3dflipbook id=”570″]