Shkence

A do të na lënë robotët pa punë!?

robotet

Një revolucion i robotëve me sa duket do të zhdukë 35 për qind të punësimit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rreth 47 për qind në SHBA.

Kjo mund të tingëllojë si komplot i një skene të keqe të një filmi fantastiko-shkencor, por sipas një raporti të ri nga Bank of America Merill Lynch, shumë shpejtë kjo ka gjasa të mira që të jetë realiteti. Inteligjenca artificiale (AI), e cila mund të bëjë gjykime logjike për rrethinat e saj, është duke u binjakëzuar me robotikën për të gjetur mënyra të reja për ta mekanizuar fuqinë punëtore.

Ai shton se derisa AI bëhet më e avancuar, disa njerëz do të jenë me fat dhe do të jenë ata të cilët do ta kenë në pronë këtë teknologji, dhe me këtë, në mënyrë efektive do të kontrollojnë çdo gjë tjetër, dhe secilin prej nesh. Por sipas Carl Benedikt Frey, bashkë-autorit të studimit të quajtur ‘The Future of Employment: Hoë susceptible are jobs to computerisation?’ thuhet se me gjithë këtë avancim teknologjik do të lindin edhe profesione të reja, të cilat sërish do të kryhen nga njerëzit. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button