Shkence

Dëgjojeni Albert Ajnshtainin të flasë, dhe afrojuni më shumë se kurrë gjeniut legjendar

screen-shot-2016-09-21-at-11-45-33

Tashmë ju e njihni pamjen e tij. Ndoshta keni mësuar për ekuacionet dhe teoritë e tija shkencore. Por a e keni dëgjuar ndonjëherë të flasë?

Tashmë mund të dëgjoni edhe zërin me theks gjermanisht të Albert Ajnshtainit. Spotify ka nxjerrë një “album” të titulluar “Albert Ajnshtaini me zërin e tij”, ku spikasin gjashtë regjistrime origjinale.

Mund të dëgjoni fizikanin flokëbardhë që nxjerr nga goja gjëra klasike si E = MC2 dhe “Gjuhën e përbashkët të shkencës”.

Njeriu që rishkroi ligjet e natyrës dhe revolucionarizoi shkencën, me gjasë do të revolucionarizojë edhe librarinë tonë të gjërave që dëgjojmë, duke shpjeguar teoritë e tij dhe konceptet e përgjithshëm të fizikës, me fjalët e tij, me zërin e tij të paimitueshëm.

Në videot më poshtë mund të dëgjoni një pjesë të asaj që përmban Spotify./bota.al

https://www.youtube.com/watch?v=gTlpJ9ue04w

Leave a Reply

Back to top button