Shpesh, arti shtrihet tej kanavacës tradicionale. E shohim këtë në skulpturat publike më të bukura në botë, ashtu sikurse dhe në kështjellat e rërës një plazh. Megjithatë, çfarë mund të jetë një hapësirë më e madhe për të shprehur kreativitetin se fasadat e ndërtesave? Me këto murale që shohim në lagjet e të gjithë botës, vijnë në jetë mendimet dhe frikërat dhe ëndrrat e një qyteti. Për të kapur më mirë këtë fenomen kulturor, autori Ed Bartlett u nis për të gjetur artin më të mirë të rrugëve nga e gjithë bota. Rezultati ishte Street Art, një libër i ri Lonely Planet që ofron një pamje të asaj që disa nga artistët më të talentuar në botë kanë ekspozuar në muret anembanë botës. /Bota.al
Less than a minute