Ekonomi

1929: Java e tmerrit

Me papunësinë, dhjetimin e fuqisë blerëse dhe asnjë kredi që injektohej në ekonomi, Depresioni i Madh u ul këmbëkryq për një kohë të gjatë. Edhe eksporrtet amerikane, ashtu si sigurimi i kredive në Gjermani e vuajti krizën e madhe. Mungesa e tregtisë dhe ndihmës për shtresat më të goditura në Gjermani, e shndërruan këtë të fundit nga një shtet të varfër në një vatër të ekstremizmit, që çoi në ardhjen në pushtet të Partisë Naziste, ndërsa depresioni në Britani u ndje edhe më shumë pas luftës së madhe, edhe për shkak të mungesës së viteve të bumit që kishte gëzuar SHBA-ja. Dukej se humbja e papritur e besimit nga ana e Shteteve të Bashkuara gjatë shokut të madh financiar në Uoll Strit, i kushtoi botës shpirtin e tij, duke e shndërruar panikun në katin e parë të Bursës së Nju Jorkut në preludin e një katastrofe

java

Riçard Uitni ishte një njeri që kishte jetuar përtej mundësive të tij, i rrethuar nga luksi dhe pushteti, si dhe duke “lundruar” në qarqet më të pasura shoqërore të Nju Jorkut. Arkëtar i “Yacht Club”, zv.president i Bursës së Nju Jorkut, ai qe një ndër njerëzit më të fuqishëm në vend. Duke parë poshtë mbi Uoll Strit nga dritarja e madhe në ndërtesën e bursës në kulmin e verës së vitit 1929, rrezet e diellit përhapeshin rrugëve, duke u dhënë atyre një shkëlqim të artë.

Për Uitnin dhe të tjerët rrugët mund edhe të ishin shtruar me ar, e tillë ishte shuma e parave që kishin bërë disa, në qytetin që nuk flinte kurrë.

Uitni nuk mund ta imagjinonte se aksionet që ai kishte në pronësi do të pësonin një rënie drastike, se ai do të bëhej famëkeq për përvetësimin e parave, apo se skenat e panikut dhe dëshpërimit do të përhapeshin tek rrugët poshtë zyrës së tij. Pikërisht atëherë, ashtu si pjesa tjetër e SHBA-së, ai qe i bindur se kohërat e mira nuk do të ndaleshin.

Shtetet e Bashkuara kishin lulëzuar gjatë Epokës së Xhazit, dhe dukej se asgjë s’mund të ndalonte rritjen drejt prosperitetit të vërtetë. Pas një fillimi të dobët në vitet e para pas Luftës së Madhe, ekonomia u rrikthye tek ritmet e veta të larta, ndërsa Evropa mbeti në rënie, e goditur fort dhe e shpartalluar nga lufta që u zhvillua në të gjithë kontinentin.

Franca ishte shumë e shpopulluar, dhe Gjermania qe ekonomikisht e gjymtuar për shkak të kostos së luftës dhe Traktatit të Versajës, duke u mbështetur tek kreditë e marra nga vende si Shtetet e Bashkuara. Por në qytetet aktive përgjatë oqeanit Atlantik si Nju Jorku, kishte një botë tjetër; biznesi po lulëzonte dhe nxiste një flluskë në treg në një përmasë që bota nuk e kishte parë kurrë më parë.

Teknologjitë e reja mësynë tregun, modelet më të mira dhe më moderne zëvendësuan shpejt të gjitha llojet e fundit, ndërsa çdo mrrekulli qe papritmas në dispozicion. Vitet ‘20 ishin periudha e risive të madhe, dhe për herë të parë njerëzit mund të përballonin blerjen e pajisjeve të reja shtëpiake si mikserat elektrike, makineria e tostit dhe fshesat me korrent për shtëpitë e tyre. Titanët të mëdhenj industrialë si Henri Ford shtuan më tej pasurinë e tyre, mee modelin e ri A që zëvendësoi model origjinalin T, dhe makinat Chrysler Dodge dhe Plymouth që filluan të dominojnë rrugët e SHBA-së.

Në vitin 1926, u prodhuan 4.3 milionë automobila, duke u rritur në gati 5.4 milionë në vitin 1929. Ishte një kohë emocionuese, bumi i parë i madh ekonomik në historinë e regjistruar, dhe i bërë shumë më intensiv nga vala e papritur e spekulimeve që përfshinë kombin. Mania e fundit për të investuar në klubet e vallëzimit dhe kafenetë, zyrat e ndërmjetësit dhe madje edhe shtëpitë, pati një ndikim të madh në bursa. Prej vitesh spekulimet qenë pjesë e praktikave nga ana e bankierëve të Uoll Stritit, investitorëve dhe tregtarëve të aksioneve, njerëzit që bënë një pasuri – dhe ndoshta e humbën atë sërish – në një ditë pune.

Mbi ta qëndronte një grup elitë i individëve në të gjithë Nju Jorkun, të cilët u bënë bashkë për të diskutuar mbi tregun dhe për të rënë dakord mbi një nxitjes të rritjes së rezervave në argjend. Këta ishin burra si Çarls Miçëll i National City Bank, Tomas Lemon i JP Morgan dhe Xhon Rokefeler. Por tanimë, për herë të parë, njerëzit e zakonshëm kishin patur qasje në zyrat e ndërmjetësit, pasi një mori degësh të këtyre zyrave qenë përhapur në të gjithë vendin kohët e fundit, në të cilat qytetatët mund të spekulonin së bashku më ata të Uoll Stritit.

Shumica e njerëzve e dinte se mund të bënte shumë para në tregun e aksioneve – pothuajse të gjithë qenë duke e bërë këtë. Investitorët do të mund të merrnin hua përtej mundësive të tyre për të blerë aksione, dhe një mënyrë e zakonshme për të bërë këtë ishte në ‘blerja e parave në marxhina’. Në thelb, kjo do të thotë se dikush mund të vërë vetëm një sasi të vogël të parave të kërkuara, dhe pastaj të marrë fitime nga të dyja palët, në pjesën e vet dhe atë të dhënë nga ndërmjetësi. Ishte e mundur të fitohej deri në 75 përqind të diferencës, dhe nga fundi i vitit 1929 pothuajse 90 përqind të tregtimit të rezervave të aksioneve u bënë në këtë formë.

Ishte tregues i kohës, kur në vitet ‘20 motoja “bli tani paguaj më vonë” qe në plan të parë, me qindra e mijëra njerëz që hynin në borxhe për të blerë mallrat e reja të konsumit, për asgjë më shumë sesa një depozitë dhe një dëftesë borxhi. Aksionet ishin në qendër të bisedave nëpër qytete, dhe gazetat qenë plot me tregime të mësuesve, shërbëtorëve dhe punëtorëve të fabrikave, të cilët bënin një dorë të mirë parash në një nga zyrat në qendër të qytetit.

Kjo ishte gjëja më e lehtë në botë; ju thjesht blini disa aksioneve, prisni që çmimi i tyre të rritet dhe dhe i shisni përsëri ato. Norma e kthimit të investimeve – madje edhe ato më të sigurta –  vazhdoi të rritet nga fundi i vitit 1928. Tashmë kompanitë e huaja, kishin filluar të derdhnin paratë e tyre në bursat e Nju York Jorkut sa më shpejt që kishin mundësi, ndërsa norma 12 përqind i joshte ata, dhe kështu bumi financiar po shpërndahej në të gjithë botën.

Disa aksione u rritën me më shumë se 20 pikë në një ditë të vetme, gjatë muajve që i paraprinë goditjes finajnciare, dhe vetëm në 12 qershor 1929 u tregtuan mbi 5 milionë aksione. Dukej sikur asgjë nuk mund të ndalonte fuqinë e tregut të lirë. Fillimi i fundit qe E Enjtja e Zezë e 24 tetorit të vitit 1929 – kur 12.9 milionë aksione u shitën brenda një dite. Ky volum shitjesh do të thoshte se tregu humbi menjëherë 11 përqind të vlerës së tij, dhe kaosi qe i tillë saqë u thirr një takim urgjent i bankierëve të elitës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Çarls Mitçëll, Riçard Uitni, dhe Tomas Lemont. Së bashku, ata vendosën të grumbullojnë 250 milionë dollarë për të mbështetur rezervat dhe kompanitë kryesore, që jo vetëm do të mbronin interesat e tyre, por edhe forconin besimin e tregut. Ndonëse dukej se vendi qe në prag të ezurimit nervor, dhe njerëzit kishin filluar të dyshonin  se nuk do të ishte gjithnjë dikush në dispozicion për t’ia shitur aksionet.

Një mendim i pafajshëm në vetvete, por kur zmadhohet nëpër një vend plot me njerëz që spekulonin mbi supozimin se çmimet do të vazhdonin të rriteshin gjithmonë, kjo u bë një e vërtetë shumë e rrezikshme. Papritmas, nuk kishte më njerëz të mjaftueshëm për të blerë rezervat. Zotërimi i rezervat në marxhina nuk ishte më tërheqës – në vend se të bëni para ato mund t’ju shkatërrojnë.

Flluska plasi në mënyrë spektakolare, teksa njerëzit filluan të kuptojnë se sa shumë probleme financiare do të kishte, nëse muzika ndalej dhe ata mbeteshin pa një karrige për t’u ulur. Riçard Uitni i ngarkuar nga elita e Uoll Stritit, mblodhi tregtarët duke u bërë oferta të guximshme. Në mes të panikut, Uitni shpalli me besim ofertën 205 dollarë për 10.000 aksione të “US Steel” dhe pastaj bleu edhe 25.000 aksione të tjera dhe bërië oferta të ngjashme për një duzinë rezervash.

Sjellja e tij e qetë dhe blerjet e guximshme i siguruan njerëzit, dhe për një farë kohe paniku i përgjithshëm u davarit. Shkalla e rënies të së Enjtes së Zezë, u shoqërua nga rimëkëmbja e mëvonshme gjatë asaj dite dhe një tubim i udhëhequr nga Uitni ishte një testament për aftësitë e bankierëve të Uoll Stritit.

Ndonëse ky i fundit tashmë ishte paralajmëruar që në fillim të vjeshtës:”Çmimet e aksioneve kanë arritur atë që duket si një pllajë e lartë në mënyrë të përhershme”-tha Irving Fisher. Por, edhe pse ekonomistë si Fisher i patën rënë sirenave të alarmit se tregu kishte arritur pikun e vet, dhe se një rënie qe e pashmangshme, njerëzit nuk mund të besonin se kjo do të ndodhte.

E Enjtja e Zezë erdhi me sa duket nga askundi, dhe katastrofa e plotë u shmang vetëm për pak. Një patrullë speciale e policisë u dërguar për të ruajtur rendin në Uoll Strit, teksa turmat filluan të mblidhen rreth Bursës, nga ku klithmat e furishme të tregtarëve, mund të dëgjoheshin jashtë në rrugën aty poshtë.

Galeria e vizitorëve në Bursë, ku Uinston Çërçilli kishte parë skena të dëshpëruara, u mbyll në orën 12:30, edhe pse turmat që derdheshin nga jashtë, vazhduan të dëgjojnë të rejat që vinin nga salla e transakskoneve. Çërçilli kishte zhvilluar një udhëtim të gjatë me tren nëpër Kanada para se të shkonte në Uoll Strit, i vendosur të bënte para në tregun e letrave me vlerë.

Ai ishte sjellë në galeri nga një i huaj, i cili u tregua i gatshëm t’i tregonte se çfarë po ndodhte, ndërsa të dy shëtisnin nëpër Uoll Strit, për të zbuluar çmendurinë që kishte shpërthyer. Çërçilli kishte investuar në ”Simmons Bedding Company” në mesin e rezervave të tjera, për shkak se i pëlqente reklamat e tyre që i dëgjonte në radio, por humbi plot 100 mijë dollarë në një ditë. Fundjava në vijim të së Enjtes së Zezë, qe disi më e qetë pas një deklarate nga kryetari i JP Morgan, Tomas Lemont për të siguruar shtypin, por besimi humbi tërësisht menjëherë sapo u rihap tregu.

Të Hënën e Zezë në 28 tetor, tregu pësoi një tjetër rënie prej 13 përqind, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të bankierëve të fuqishëm, për të blerë sasi kolosale të aksioneve me qëllim mbështetjen e bursës. Ditën tjetër, E Marta e Zezë, ishte brutale. Tregu ra edhe me 11 përqind, teksa më shumë se 16 milionë aksione u zhvlerësuan. Në total Indeksi Dou Xhonsit ra me 25

përqind gjatë katër ditëve të tregtimit, duke ulur me 30 miliardë dollarë  vlerën kompanive – e sot e barazvlefshme me 400 miliardë dollarë.

Kompania ikonë e industrisë General Motors falimentoi të Martën e Zezë, po ashtu edhe “US Steel”. Elita e Uoll Stritit, vazhdoi të mbijetojë me vështirësi në kuvertën e anijes së përmbytur, me Uilliam Durantin e “General Motors”, Henri Fordin dhe anëtarët e familjes Rokefeler, që përpiqeshin të promovonin besimin duke blerë sasi të mëdha të aksionesh, pavarësisht nga një luzmë njerëzisht të larguar nga një treg i shpartalluar.

Vetëm Rokefeleri bleu një milionë aksione të “Standard Oil”, por asnjë nga këto gjeste të mëdha nuk qenë të mjaftueshme. Të gjitha këto kompani me peshë, humbën shuma masive të vlerës së tyre, dhe në vitet që pasuan reduktuan shitjet dhe punonjësit. Sigurisht, jo të gjithë u rrënuan nga kriza e madhe – disa njerëz, si Xhesi Livermur, arriti ta kthente atë në një mundësi.

Xhesi kishte vënë bastin e parë spekulativ, kur kishte qenë rreth 16 vjeç. Ai kishte aftësinë e shmangies ose të lulëzimit në kohë trazirash, duke bërë një dorë të mirë parash nga shitja me çmim të lirë e aksioneve, vetëm pak para tërmetit të San Franciskos në vitin 1906. Shitja me çmim të lirë është e rrezikshme, por në një farë mënyre Livermur u largua me to. Ai bëri më shumë se 1 milionë dollarë përmes kësaj metode gjatë rënies së bursave në vitin 1907, dhe pretendoi se fitoi edhe 3 milionë të tjera duke shitur grurë po në këtë mënyrë në vitin 1925.

Gjatë goditjes së madhe, ai përfitoi nga paniku, duke shitur dhe bërë më shumë se 100 milionë dollarë, edhe pse ai do t’i humbte të gjitha në vitet e vështira që pasuan shokun financiar.

Pasojat e rrënies së madhe të Uoll Stritit qenë të pabesueshme. Besimi i një kombi u shpartallua, dhe ekonomia e tij u shkërmoq, duke i hapur rrugën krizës më të rëndë financiare në botë; Depresionit të Madh. Ndërsa Uoll Striti nuk qe i vetmi shkaktar i krizës, ai ishte sigurisht një shprehje e dhunshme e një sëmundjeje në rritje.

Kohët e bumit kishin marrë fund, dhe pasi mbërriti batica – kur pati një pranim të heshtur saqë askush nuk deshi të blerë më, dhe që nuk mund të ishte në gjendje për të shitur dhe paguar borxhet – u shkatërrua jeta e qindra mijëra amerikanëve. Riçard Uitni, Çarls Mitçëll, Xhon Rokefeler, Tomas Lemont dhe baronë të panumërt të biznesit, humbën ngastra të mëdha të pronave të tyre.

Në fakt Uitni do të burgoset në vitin 1936 për përvetësim parash, dhe mijëra njerëz qenë të pranishëm në “Grand Central Station” për të parë atë duke u shoqëruar në pranga nga roje të armatosura në një tren që e çont në burg. Pavarësisht burgimit të tij, Uitni kishte ende familjen dhe miqtë e tij të pasur ku mund të mbështetej; shumica e amerikanëve nuk ishin aq me fat. Dyqanet të gjitha llojeve u mbyllën, teksa u përpoqën të gjenin ose paguanin furnizuesit, magazinat u zbrazën nga punëtorët, meqë nuk kishte kontrata për të paguar pagat e tyre, klubet ekstravagante s’mundin të kishin klientë të mjaftueshëm për të mbajtur dyert hapur, dhe kasapët e berberët mbyllën dyqanet e tyre për shkak të mungesës së konsumatorëve.

Njerëzit humbën vendet e punës, u fillua të hahet me kursim dhe në mënyrë të ç’rregullt, dhe s’mund të paguhej më karburanti për të mbajtur makinat në gjendje pune, apo energjinë elektrike për të përdorur elektroshtëpiake të kuzhinës apo ngrohësit e shtratit. Radhët e të varfërve u rritën ndërsa shoqëria rrëshqiti poshtë, dhe teksa erërat e dimrit shpërthyen nëpër rrugët e Nju Jorkut, të gjithë u ftohtën së bashku.

Me papunësinë, dhjetimin e fuqisë blerëse dhe asnjë kredi që injektohej në ekonomi, Depresioni i Madh u ul këmbëkryq për një kohë të gjatë. Edhe eksporrtet amerikane, ashtu si sigurimi i kredive në Gjermani e vuajti krizën e madhe. Mungesa e tregtisë dhe ndihmës për shtresat më të goditura në Gjermani, e shndërruan këtë të fundit nga një shtet të varfër në një vatër të ekstremizmit, që çoi në ardhjen në pushtet të Partisë Naziste, ndërsa depresioni në Britani u ndje edhe më shumë pas luftës së madhe, edhe për shkak të mungesës së viteve të bumit që kishte gëzuar SHBA-ja. Dukej se humbja e papritur e besimit nga ana e Shteteve të Bashkuara gjatë shokut të madh financiar në Uoll Strit, i kushtoi botës shpirtin e tij, duke e shndërruar panikun në katin e parë të Bursës së Nju Jorkut në preludin e një katastrofe. / StoriaIn – Përgatiti: bota.al 

Leave a Reply

Back to top button