- “Ai që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asgjë të re” – Albert Einstein
- “Lavdia jonë më e madhe qëndron jo në faktin që nuk dështojmë asnjëherë, por në faktin që ringrihemi çdo herë që dështojmë” – Konfuci
- Nuk mund të jesh i vetmuar, nëse ty të pëlqen personi me të cilin je vetëm” – Uayne Dyer
- “Kurrë mos prano të kanosesh për të heshtur, kurrë mos lejo të bëhesh viktimë. Mos prano përcaktimin e askujt për jetën tënde, përcaktoje ti veten tënde” – Robert Frost
- “Detyra jote nuk është të kërkosh për dashurinë, por thjeshtë të kërkosh dhe të gjesh të gjithë pengesat brenda vetes tënde, që ti ke ndërtuar kundër saj” – Rumi
- “Disa njerëz vdesin që 25 vjeç, por nuk varrosen deri kur mbushin 75” – Benjamin Franklin
- “Kam zbuluar paradoksin që, nëse ti dashuron deri sa të të dhembë, nuk mund të ketë më dhimbje, por vetëm më shumë dashuri” – Nënë Tereza
- “Pamja jote do të qartësohet, vetëm atëherë kur të mundesh të shohësh brenda në zemrën tënde. Kush sheh jashtë, ëndërron; kush sheh brenda, zgjohet” – Karl Jung
- “Njeriu është produkt i mendimeve të tij. Ai bëhet ajo që mendon” – Mahatma Gandhi
- “Nëse luftojmë sy më sy, vetëm sa do e bëjmë gjithë botën të verbër” – Mahatma Gandhi
- “Ajo që është mbrapa nesh dhe ajo që është përpara nesh, janë vogëlsira, në krahasim me atë që është brenda nesh” – Ralph Ualdo Emerson
- “Ai që pushton vetveten është më i madh se sa ai që pushton një mijë njerëz në betejë” – Buda
- “Ajo që më ndodh mund të më ndryshojë. Por unë refuzoj ta lejoj që të më zvogëlojë” – Maya Angelou
- “Edhe ti vetë, ashtu si kushdo në të gjithë univers, meriton dashurinë dhe dhembshurinë tënde” – Gautama Buda
- “Jeta tkurrohet ose zgjerohet, në përpjestim me kurajën tënde” – Anais Nin
- “Mos shko aty ku të shpie shtegu, por shko atje ku nuk ka shteg dhe lër gjurmë” – Ralph Ualdo Emerson
- “Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes” – George Bernard Shaw
- “Ka vetëm dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është sikur asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është sikur gjithçka është një mrekulli” – Albert Einstein
- “Unë jam njeriu më i mençur në botë, sepse unë di një gjë, dhe kjo është se unë nuk di asgjë” – Sokrati
- “Sa herë e gjen veten në anën e shumicës, është koha të reflektosh dhe të ndryshosh” – Mark Twain / Në shqip nga bota.al
2 minutes read