Në jetë, të gjithë duam që dikush të na njohë, të na dëgjojë, të na vlerësojë. Duam që dikush të dëgjojë historitë tona të çmendura në 3 të mëngjesit, të na telefonojë thjeshtë për të thënë “Si je?”, dhe të na bëjë ato pyetje, që të tjerët nuk i kanë bërë. Duam që dikush të na kuptojë, por jo shumë njerëz harxhojnë kohë për këtë. Në botën e sotme që lëviz me shpejtësi marramendëse, ku njerëzit kanë më shumë shpërqëndrime se kurrë ndonjëherë, dëgjimi dhe interesimi për të tjerët duket se po zbehet me shpejtësi.
- Cila është motoja juaj në jetë, ose filozofia me të cilën jetoni?
Ata mund të përgjigjen me një gjë të thjeshtë si “Hakuna Matata”, ose mund të japin një përgjigje më të thellë. Megjithatë, kjo pyetje ju mundëson të njihni pikëpamjen bazë që ata kanë për jetën. A kanë një mendim pozitiv apo negativ për botën, dhe si reagojnë ndaj saj?
2. Çfarë keni një gjë të preferuar tek vetja juaj?
Kjo do t’ju tregojnë nivelin e respektit të tyre për veten. Në qoftë se ata nuk mund të mendojnë për ndonjë gjë, kjo tregon se ata nuk kanë një imazh shumë pozitiv për veten. Nëse e kanë një përgjigje, kjo do t’ju tregojnë se çfarë mendojnë ata për veten e tyre.
3. A ndjek një fe, apo praktikë spirituale?
Kjo pyetje mund të tingëllojë si gjenerike, por të mësosh besimet spirituale të dikujt, do të të bëjë të mundur të kuptosh nëse ke pajtueshmëri me këtë person.
4. Cila ka qenë koha më e bukur e jetës suaj?
Sërish, ideja është të tregosh interes për të gjithë aspektet e jetës së tyre. Kjo pyetje do ju fusë pak në të kaluarën e tyre.
5. Cila është gjëja më e keqe që ju ka ndodhur ndonjëherë?
Mund të tingëllojë pak e errët, por të njohësh tërësisht dikë, duhet që të njohësh edhe dhimbjen e tyre.
6. Cila është ëndrra juaj më e madhe?
E besoni apo jo, shumë njerëz nuk duan të ndajnë ëndrrat e tyre, nga frika mos refuzohen. Të bësh të mundur që dikush të hapet në këtë mënyrë, kjo do i bëjë t’ju besojnë.
7. Çfarë doje të bëheshe, kur ishe fëmijë?
Këto lloj pyetjesh ju mundësinë të futeni brenda botës së tyre fëmijërore, gjë që është e rëndësishme për ta njohur thellësisht dikë.
8. Cila ishte/është arritja juaj më e madhe?
Lërini të flasin për pak minuta – të lejosh dikë që të ndajë arritjet e veta, do të tregojë se ju vërtetë kujdeseni.
9. Përse mendoni se jemi të gjithë këtu?
Kjo mund të jetë një prej pyetjeve më të parashikuara, por ia vlen të bëhet. Përgjigja e tyre mund t’ju japë një perspektivë të re.
10. Cila ka qenë marrëdhënia juaj më e mirë?
Kjo mund të rihapë plagë të vjetra, por nëse nuk duan të përgjigjen, do jua thonë. Kjo pyetje do ju tregojë një pjesë të rëndësishme të të kaluarës së tyre.
11. Nëse do të ndryshoje një gjë për botën, cila do të ishte?
Kjo do ju tregojë se cila gjë i motivon ata, dhe për cilat gjëra u bëhet vërtetë vonë në këtë botë.
12. A të pëlqen puna që bën? Nëse jo, çfarë do të doje të bëje?
Fatkeqësisht, shumë njerëzve nuk u pëlqen puna që bëjnë. Megjithatë, kjo pyetje mund t’i hapë ata për mundësi të reja.
13. Cilat janë hobet tuaja të preferuara?
Praktikisht, kjo ju tregon se si e kalojnë kohën e lirë, gjë që është e rëndësishme për të njohur dikë.
14. Nëse paraja nuk do të ishte objektiv, çfarë do të bëje në jetë?
Kjo do ju tregojë se çfarë do të donte të bënte personi që keni përballë, nëse do të kishte lirinë të kalonte kohën si të dëshironte.
15. A ke thyer ndonjëherë zemrën e dikujt?
Marrëdhëniet janë të rëndësishme në jetën e një personi, dhe kjo do ju bëjë të mundur të mësoni për ta, në një nivel më intim.
16. Për çfarë jeni mirënjohës?
Kjo do ju tregojë se çfarë vlerësojnë më shumë në jetë.
17. Cfarë do të doje që njerëzit të kuptonin më shumë për ty?
Shumë njerëz ndihen të keqkuptuar, dhe kjo do ju tregojë se përse ndihen kështu.
18. Nëse do të mundeshit të kthenit kohën pas dhe të bënit ndonjë gjë ndryshe, a do e bënit?
Kjo do ju tregojë nëse kanë pendesa, dhe përse.
19. Cila është gjëja më e çmendur dhe eksituese që ke bërë ndonjëherë?
Njerëzve u pëlqen të ndajnë kujtimet e kohëve të bukura, dhe kjo është mënyrë shumë e mirë për të mësuar më shumë mbi jetën e dikujt.
20. Për çfarë mendoni më shpesh?
Njerëzit duan të ndajnë atë që kanë në mendje, dhe nëse u jepni hapësirë për ta bërë këtë, ky është themeli i një miqësie të mirë. /bota.al