James Van Der Beek, Katie Holmes, Joshua Jackson dhe Michelle Williams u bashkuan pas 20 vitesh nga suksesi i serialit televiziv për adoleshentë Dawson’s Creek. Seriali doli në vitin 1998 dhe përfundoi në vitin 2003 dhe përqendrohet në jetën e një grupi miqsh. Gjithçka ndodhi në qytetin e trilluar Capeside. Ky serial u krijua nga Kevin Williamson dhe u shfaq në The WB. Personazhi kryesor Dawson Leery (James Van Der Beek) është bazuar tek vetë Kevin Williamson, i cili në rininë e tij ishte fanatik i filmave dhe donte të ishte regjisor kinemaje, ëndërr që e realizoi.
Puthja e parë gay. Në kapitullin “True Love” u shfaq puthja e parë gay në prime time të një rrjeti televiziv në Amerikë. U protagonizua nga Jack (Kerr Smith), persoanzh që u shfaq në serinë e dytë dhe gjatë gjithë serialit lufton kundër homofobisë në vendin e vogël ku jeton.
Dashuri për Steven Spielberg. Të gjitha episodet nisin në të njëtin vend, në dhomën e Dawson-it. Në këtë faltore reflektohet fanatizmi për Steven Spielberg si i protagonistit ashtu edhe i Williamson-it.
Protagonistët. Joshua Jackson bëri audicion për të dy personazhet Dawson dhe Pacey, por Van Der Beek mori rolin kryesor. Një nga aktorët që ishte gati për të marrë rolin e Pacey-t ishte Jason Biggs i “American Pie”. Katie Holmes ishte protagonistja e vërtetë. Aktorja e zgjedhur për Joey ishte Selma Blair, derisa erdhi Holmes që bëri për vete të gjithë në atë audicion. Ishte e vetmja aktoree që u shfaq në 128 episode të serialit. Michelle Williams nuk ishte e zgjedhur, e njëjta gjë ndodhi për rolin e Jen-it dhe opsioni i parë ishte Katherine Heigl (Grey’s Anatomy), por krijuesi i këtij show dhe ekipi i tij kuptuan se ishte më mirë Michelle Williams.
Katastrofë në set. Nga gjysma e serialit, produksionit iu desh ta ndërpriste pak punën për shkak të uraganit Wilmington, Karolina e Veriut që shkatërroi urën së bashku me shtëpinë e Dawson-it. Lokaliteti u rindërtua sërish.
Para se të martohej me Tom Cruise, Katie Holmes ishte në lidhje me Joshua Jackson për një vit. Busy Phillips që mbërriti në serialin e pestë doli nga festa dhe përfundoi në urgjencë sepse kishte nxjerrë gjurin, kështu që skenaristët ndryshuan të gjithë historinë e Audrey Liddell, personazhit të Philipps-it që të luante ulur ose shtrirë për disa episode. Spin-off i Young Americans ishte një vazhdim i këtij programi, një krijim i Steven Antin që filloi në 12 korrik të 2000 dhe zgjati 8 episode për shkak të problemeve të producentëve dhe rrjetit. / bota.al