Histori

22 nëntor 1963 / Dita kur dy të shtëna ndryshuan të ardhmen e Amerikës

Seria: 100 ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-08 at 21.48.31

Cfarë do të mund të kishte ndodhur, nëse John F. Kennedy nuk do të ishte qëlluar për vdekje në 22 nëntor 1963? A do të ishte vërtetë një vend më i mirë bota e sotme? Shumë amerikanë mendojnë kështu. Po a nuk do të ishte përshkallëzuar konflikti i Vietnamit, me qëndrimin e tij në detyrë? Eksperti i historisë amerikane, Andreas Etges argumenton se ishte vdekja e presidentit që ndikoi për një ndryshim në shoqërinë amerikane.

“Vetëm pas vdekjes së tij, opinioni publik ndryshoi”, thotë Etges. “Njerëzit nisën të mendojnë në mënyrë kritike, duke pyetue: cfarë nuk shkon me vendin tonë? Kjo gjë solli më shumë hapje për reformim mes publikut”.

Por historiani është i sigurtë se mandati i dytë i Kennedyt do të kish qenë një zhgënjim i madh. Realiteti kthjellues i presidencës së tij të shkurtër konfirmon se ndonëse Kennedy solli me vete një frymë optimizmi, ai nuk ish në gjendje të arrinte shumë gjëra gjatë 1036 ditëve në detyrë. Politika e tij e jashtme promovoi paqen. Por në qeverisjen e tij ndodhi edhe fushata më e madhe e riarmatimit në kohë paqeje, në historinë e SHBA. Angazhimi i tij në Vietnam gjithashtu është kritikuar. Shumë historianë besojnë se Kennedy shkaktoi luftën e Vietnamit duke forcuar praninë ushtarake të vendit të tij në Azinë juglindore.

Brenda vendit gjërat nuk ishin më mirë. Republikanët kontrollonin kongresin dhe kështu dy të tretat e kërkesave të Kennedyt për reforma kishin pak shanse të miratoheshin. Vetëm pas vdekjes së tij, disa u miratuan. Prandaj Etges beson se ishte vdekja e Kennedyt që e bëri botën një vend më të mirë – arsyeja e vërtetë përse 22 nëntori 1963 është një prej ditëve më të rëndësishme në histori./bota.al

Leave a Reply

Back to top button