Histori

24 maj 1543 / Dita kur u themelua shkenca moderne

Screen Shot 2016-03-07 at 10.47.34

Nikola Koperniku ndodhet në shtratin e vdekjes. Në duar mban trashëgiminë e tij, botimin e parë të “Mbi revolucionet e sferave qiellore”. Ky libër do të ndryshojë historinë e shkencës, do të hedhë në erë të vërteta mbi 1400 vjecare, dhe do të sigurojë që në të ardhmen, qeniet njerëzore do të jenë në gjendje të dërgojnë robotë në mars.

Eshtë një libër që e ka shkruajtur vetë Koperniku – 34 vjet më herët. Përmbajtja e tij është radikale, ai argumenton se Toka rrotullohet përreth Diellit. Bie ndesh me gjithcka në të cilën qeniet njerëzore kanë besuar deri në ato momente. Përse e ka fshehur për një kohë kaq të gjatë këtë vepër? Ai nuk e thotë. A mos kish frikë mos dukej qesharak? A kishte frikë nga Kisha? Kur Koperniku ndërron jetë në 24 maj 1543, vepra e tij më në fund botohet – dhe hap një epokë të re për shkencën moderne./bota.al

Leave a Reply

Back to top button