Nga Jan Friedmann dhe Axel Frohn
Dokumentet e publikuara nga Departamenti i Shtetit dhe CIA, thonë se ish-kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Ludvig Erhard, kërkoi të blinte në vitet 1963-1964 bashkimin e vendit nga Bashkimi Sovjetik për rreth 25 miliardë dollarë me kursin e kohës. Por amerikanët nuk e morën shumë seriozisht propozimin e tij në atë kohë.
Kancelari gjerman, Ludvig Erhard, kishte kërkuar t’i tregonte presidentin amerikan Xhon Kenedi, projektin e tij politik në një takim ballë për ballë, për të cilin data ishte vendosur. Megjithatë në fund, kreu i qeverisë së Gjermanisë Perëndimore, qe në gjendje vetëm t’i bënte nderimet e fundit njeriut më të fuqishëm të Perëndimit. Vetëm pak hapa e ndanin Erhardin, në 25 nëntor 1963 në Varrezat e Arlingtonit, nga arkivol i presidentit të vrarë dhe gruas së tij në zi…