Histori

28 shtator 1928 / Dita kur një gabim vendosi Luftën e Dytë Botërore

Screen Shot 2016-03-08 at 09.56.57

Seria: 100 ditët që ndryshuan botën

Eshtë një statistikë që të bën të ngrihesh dhe të mbash vesh: ndërkohë që Aleatët humbën një në 25 ushtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët humbën një në gjashtë. Dhe ndërkohë që shumë ushtarë amerikanë dhe britanikë të plagosur u rikthyen në front pas vetëm pak javësh, shumica e ushtarëve gjermanë nuk u kthyen kurrë. Shumë prej tyre panë plagët t’u infektohen; edhe një gërvishtje mund të rezultonte vdekjeprurëse për një ushtar të Vermahtit. Po përse kjo anomali mes dy palëve, një që ndoshta ka vendosur fatin e luftës? Cfarë i bën kaq të fortë trupat aleate?

Ndryshe nga gjermanët, Aleatët zotërojnë penicilinën dhe kjo redukton në mënyrë drastike rrezikun që plagët të infektohen. Zbulimi i saj ka ardhur prej një koincidence të pastër, ose më saktë, pakujdesisë së një shkencëtari skocez. Në 28 shtator 1928, 11 vjet para se të nisë lufta, mjeku Aleksandër Fleming harron që të lajë një enë me baktere, përpara se të niset me pushime.

Kur rikthehet në laboratorin e tij dy javë më vonë, ena është mbushur me myk – dhe ka shkatërruar bakteret. Flemingu e pagëzon substancën me emrin penicilinë dhe shënon një pikë kthese në mjekësinë moderne, pasi kjo substancë do të hapë epokën e antibiotikëve. Ajo kuron sëmundje që më parë kanë qenë fatae, dhe si pasojë shpëton miliona jetë njerëzore. Eshtë e mundur që të ketë qenë përcaktuese edhe për Luftën e Dytë Botërore, sepse në vitet 1940 vetëm Aleatët e kishin këtë “medikament mrekullibërës”.

Historianët besojnë se pa penicilinën, Aleatët nuk do të kishin qenë kurrë në gjendje të mbanin trupat kaq të fortë, për një kohë kaq të gjatë. Nëse gjermanët do të kishin shtënë në dorë penicilinën, Europa mund të ishte sunduar për dekada nga një diktaturë naziste./bota.al

Leave a Reply

Back to top button