Nga Marie D. Jones
“Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë…” Koncepti i Trinisë ose natyra e 3- fishtë e hyjnores, ka qenë pjesë e psikikës tonë për mijëra vite, dhe është shfaqur në tregimet e krijimit, mitet, shkrimet fetare dhe tekstet e shenjta në të gjithë botën. Megjithatë edhe sot e kësaj dite, Trinia është menduar gjithmonë se e ka origjinën e vet tek katolicizmi, më së shumti në Këshillin e Nikesë në vitin 325, këshilli i parë i përgjithshëm i peshkopëve të krishterë, ku u vendos konsensusi i besimeve për të gjithë krishterimin, përfshirë Trininë si natyra e trefishtë e personalitetit të Perëndisë. Megjithatë, referenca ndaj Trinisë ose diçkaje të ngjashme me të, ndodh në shumë fe të mëdha dhe të vogla. Studiuesi Elaine Pagels pasi shqyrtoi tekstet e shenjta shkroi librin “Ungjijtë Gnostike” (1979), duke theksuar se konceptet e hershme të krishtera mbi Trininë u formuan nga terminologjia hebreje për përshkrimin e një Perëndie pa gjini, më vonë “të mashkullizuar” nga të krishterët.
Në shekullin e IX, filozofi kelt Erigena sfidoi pikëpamjen jo antropomorfe të Agustinit mbi Trinitetin si ekzistencën e 3 personave në një Perëndi, me pikëpamjet e tij shumë më filozofike të Perëndisë, si Asgjë dhe Gjithçka. Karen Armstrong në librin e saj “Një histori e Zotit” (1994), thotë se udhëheqja e Kishës së Krishterë u përpoq të ruante kontrollin e doktrinës që do t’ia paraqeste publikun, duke përfshirë edhe një interpretim të kuptueshëm të Trinisë si personi i Perëndisë, pavarësisht nga rezistenca e atyre që nuk janë të aftë ta shohin Zotin si çdo lloj strukture apo “personazhi”.
Kjo luftë vazhdon edhe sot në kishat ku koncepti i Trinisë paraqet një kuptim të paqartë, se kush është Perëndia dhe pse Zoti duhet të ketë tre “fytyra” të ndryshme. Trinia ka mbetur një nga misteret e shenjta më të pakapshme në trupën e Krishtërimit, dhe që shkakton debate tek katolicizmi edhe në kohët moderne, teksa anëtarët e kishave kërkojnë një kuptim më themelor se pse “personi” i Perëndisë ka një përmasë të 3- fishtë dhe jo njëjës, por që i përmban të gjitha. Gjithçka është Një. Një është Gjithçka.
Trinia tek fetë botërore
Është interesant fakti se Judaizmi do të refuzojë Trininë e bazuar, në besimin e tyre se dhënia e Jezusit statusin e hyjnisë që një blasfemi. Për hebrejtë, Jezusi ishte një njeri, jo një person hyjnor apo një formë e Perëndisë. Islami kishte Trininë e vet të Atit, Birit dhe Merjemes apo Marisë, dhe është feja e vetme që përfshin një aspekt femëror të Hyjnisë. Trinitë shfaqen edhe në traditat lindore.
Përkthimet moderne të “The Tao Te Ching” (1996); “Kabala Essential” (1995); “Bhagavad-Gita” (1986); dhe “Libri Tibetan i të Vdekurve” (1994), shërbejnë për të siguruar njohuri të pazakonta mbi atë se si koncepti i natyrës së 3-fishtë të realitetit, dhe roli ynë në të, është parë dhe kuptuar. Traditat lindore zhvendosin aspektin e Hyjnisë, ose figurës hyjnore të përshkruar nga Trinia.
Në “Librin Tibetian të të vdekurve”, “Tre Trupat e Budës”, paraqesin nivelet triadike të ekzistencës. Një person është përgjegjës për veten e tij apo të saj në të treja nivelet. Ashtu s Buda, treshja shndërrohet në Tre Trupat e Budës; trupi i zakonshëm duke bëhet Trupi i Shpirtit të Shenjtë, fjalimi i Trupit të Bukur, dhe mendja e Trupit të së Vërtetës. Tre Trupat e Budës lidhen me një trup, mendje dhe shpirt, dhe ne mund të shkojmë aq larg sa të themi se koncepti e Atit si Perëndi, Biri si personalitet dhe Shpirti të Shenjtë si proces me të cilin një person bëhet njësh me Zotin, dhe gjithashtu sugjerojmë një shpjegim më të unifikuar dhe proces-orientuar për Trininë.
Ne madje shohim paralele tek “The Tao Te Ching” me “Tre Thesaret” e Budës, Dharma (ligji apo veprimi) dhe Sangha (komuniteti). “The Jains” njohin Trininë e samyag- darsana (pasqyrë e saktë), samyag-jnana (njohuri e saktë), dhe samyag-caritra (sjellje korrekte).
Në Bhagavad-Gita, është natyra e trefishtë e Vetes, siç iu tregua Arjunas nga Perëndia hindu Krishna, dhe në Kabala, dega mistike e judaizmit, ne gjejmë koncepte të ngjashme të Frymës së Shenjtë, si të nevojshme për bashkim me Hyjnoren, dhe tre elementë origjinalë nga Ein Sof, All That Is – Asgjëja, Dituria dhe Kuptueshmëria. Këto tre elementë mistikë shërbejnë si bazë, mbi të cilën u formuan të gjithë ekzistencat tjera me Pemën e Jetës, dhe thelbi për të cilën pasuesve nuk iu kërkua kurrë të përpiqen ta kuptojnë. Ndoshta natyra e paqartë e Trinisë së Shenjtë Katolike, është diçka që pasuesit nuk kanë për qëllim ta kuptojnë ose, të paktën jo në një nivel të ndërgjegjshëm. Murgu budist vietnamez Thich Nhat Hanh në librin ”Buda i gjallë, Krishti i gjallë (1995) krahason konceptet perëndimore dhe ato lindore të Trinisë. Pas takimit me klerikë të krishterë, Hanh u shpreh, “i thashë priftit se kam ndjerë se të gjithë ne kemi farën e Shpirtit të Shenjtë në brendësi të vetes sonë, kapacitetin e shërimit, duke e transformuar dhe dashur. Kur prekim atë farë, jemi në gjendje të prekim Perëndinë, Atin dhe Birin e Perëndisë”.
Hanh paraqet fuqishëm idenë e trinisë, si një proces të njohjes së drejtpërdrejtë të Hyjnores, që kapërcen të gjitha etiketat fetare dhe emrat. Ai pretendon se rruga më e sigurtë për t’iu qasur Shpirtit të Shenjtë është përmes konceptit të vetëdijes dhe se “dikush është inspiruar nga energjia e Frymës së Shenjtë … tek Biri i Njeriut dhe Biri i Perëndisë…”, një koncept jo i huaj për Budistët, të cilët janë të njohur për natyrën e tyre jo-dualiste.
Shumë kisha katolike vazhdojnë të përdorin Frymën e Shenjtë, si një mjet për të mbajtur mbi kokat e pasuesve të tyre një spektër kërcënues që kap dhe zgjedh atë që do të “zbresë” mbi të. Katolicizmi ndan besimtarët nga Hyjnia, ndërsa konceptet lindore bashkojnë besimtarët me frymën e vetë jetës dhe paraqesin një trini më të fokusuar tek “procesi” dhe jo “personi”. Budizmi i mëson besimtarët se shpirti është në dispozicion ndaj të gjithëve; se ne jemi të gjithë të mbushur me fuqinë e frymës së shenjtë.
3: Numri i përsosur
Numri tre është cilësuar si numri përsosur, bashkuesi i dualiteteve. Kabalistët i referohen numrit tre si numri i integrimit. Qëniet njerëzore kanë një ekzistencë 3- përmasore në natyrë:trupin, mendjen dhe shpirtin. Ndoshta paraardhësit tanë të lashtë e kuptuan natyrën trinike të ekzistencës në një nivel më të thellë të nënndërgjegjeshëm, e cila më pas përkthehet në simbole dhe arketipe që gjenden në historitë tona të origjinës, mitet dhe tekstet fetare.
Ndoshta vetë Trinia nuk është gjë tjetër veçse një simbol për vetë procesin e krijimit, dhe jo personi aktual i hyjnores, çka është arsyeja pse ajo ka vazhduar të shkaktojë kaq shumë frustrim dhe debate në Kishën Katolike. Për ta thënë thjesht, ata janë duke kërkuar për Perëndinë në të gjitha vendet e gabuara.
Nëse shikojmë tek Trinia procesin e bashkimit me Gjithçka, atëherë ndoshta Perëndia është Krijuesi, Biri është Krijimi, dhe Fryma e Shenjtë është ajo që i sjell jetë objekteve fizike, dhe në këtë mënyrë procesit të Krijimit. Krijuesi Krijon Krijimin. Ati. Fryma e Shenjtë. Biri. Dhe për shkak se na është thënë se jemi krijuar sipas imazhit të hyjnores, ne vetë jemi duke ecur, folur për trinitë; krijuesit që krijojnë krijimin.
Shënim: Marie Jones dhe Larry Flaxman janë bashkë-autorët e librit “Sekreti i Triniisë: Fuqia e numrit 3 dhe Kodi i Krijimit”, ku eksplorohet koncepti se Trinia e Shenjtë nuk është e kufizuar në një fe apo në një sistem të vetëm besimi. / Në shqip nga Bota.al