Arthur Schopenhauer (22 shkurt, 1788 – 21 shtator, 1860) ishte filozof gjerman.
Ai më së shumti është i njohur për veprën e tij të famshme “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, e cila u botua në vitin 1818.
Shkrimet e tij mbi estetikën, moralin dhe psikologjinë ushtruan ndikim të rëndësishëm mbi mendimtarët dhe artistët e shekullit XIX dhe XX.
1- Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instinktin seksual.
2- Kur blini një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.
3- E gjithë e vërteta kalon nëpër tri faza. Në fillim e përqeshin. Pastaj e kundërshtojnë me dhunë. Në fund e pranojnë si të vetëkuptueshme.
4- Talenti godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta godasë; Gjeniu godet një objektiv që askush tjetër nuk mund ta shohë.
5- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.
6- Një njeri mund të jetë vetja për aq kohë sa ai është vetëm.
7- Çdo ditë është një grimë jetë: çdo zgjim dhe ngritje është një grimë lindje, çdo mëngjes i ri është një grimë rini, çdo pushim dhe gjumë është një grimë vdekje.
8- Një njeri mund të bëjë atë që ai dëshiron, por nuk mund të dojë atë që ai dëshiron.
9- Urrejtja është një çështje e zemrës; përbuzja është një çështje e kokës.
10- Çdo njeri i merr kufijtë e fushës së tij të vizionit për kufij të botës.
11- Vullneti minus intelekt përbën vulgaritet.
12- Mërzitja është vetëm ana e kundërt e magjepsjes: të dyja varen në të qenit më shumë jashtë sesa brenda një situate, dhe njëra çon tek tjetra.
13- Paraja është lumturia e njeriut në formën abstrakte; ai, pastaj, që nuk është më në gjendje të gëzojë lumturinë njerëzore në formën konkrete ua kushton veten krejtësisht parave.
14- Mëshira është baza e moralit.
15- Të mençurit kanë thënë gjithmonë të njëjtat gjëra, dhe budallenjtë, të cilët janë shumica, kanë bërë gjithmonë të kundërtën.
16- Feja është kryevepra e artit të trajnimit të kafshëve, sepse i stërvit njerëzit se si ata duhet të mendojnë.
17- Pasuria është si uji detit, sa më shumë kemi pirë, aq më shumë kemi etje. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për famën.
18- Të jetuarit në vetmi është fati i të gjithë shpirtrave të mëdhenj.
19- Njerëzi e Mëdhenj janë si shqiponja, dhe për të ndërtuar folenë e tyre iu duhet një vetmi e madhe.
20- Burrat janë nga natyra thjesht indiferent ndaj njëri-tjetrit; por gratë nga natyra janë armike.
21- Gjumi është interesi që ne duhet të paguajmë mbi kapitalin i cili quhet vdekje; dhe sa me e lartë norma e interesit dhe sa më rregullisht bëhet pagesa, aq më tej shtyhet data e shpagimit.
22- Çdo komb përqesh kombet e tjera, dhe të gjithë kanë të drejtë.
23- Arritjet më të mëdha të mendjes së njeriut janë pranuar përgjithësisht me mosbesim.
24- Sa më i mençur është një njeri, aq më pak misterioze i duket atij ekzistenca.
25- Ne humbim tri të katërtat e vetes në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë.
26- Miqtë dhe të njohurit janë pasaporta më e sigurt ndaj fatit.
27- Është një fitore e qartë të sakrifikosh kënaqësinë në mënyrë që të shmangësh dhimbjen.
28- Këmbëngulja është rezultat i vullnetit për të detyruar veten të futet në hapësirën e intelektit.
29- Më e madhja marrëzi është të sakrifikosh shëndetin për çdo lloj tjetër të lumturisë.
30- Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.
31- Nuk ka asnjë dyshim se jeta na është dhënë, jo për ta gëzuar, por për ta tejkaluar, për ta kapërcyer.
32- Nderi nuk fitohet, por vetëm nuk duhet humbur.
33- Nëse ju doni të dini opinionin tuaj të vërtetë ndaj dikujt, shihni efektin e prodhuar tek ju me shikim të parë një letër e dërguar prej tij.
34- Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi.
35- Fjala e njeriut është më e fortë se të gjitha metalet.