Kinema & TV

4 filmat më të suksesshëm të 2017 që nuk duhen humbur

Me ardhjen e vjeshtës po afron edhe fundi i vitit 2017, dhe është pikërisht koha ku duhet të japim mendimin tonë për filmat më të suksesshëm të këtij viti që lamë pas.

2017 ka qenë e mbushur me realizime mjaft të suksesshme dhe që kanë pasurë me miliona fitime në kinemat boterore.

Nuk ka dyshim që në muajt në vijim do të kemi realizime edhe më të bukura, duke pasur parasysh se gjatë pushimeve do të kemi punimet më të fundit të drejtuesve të mirënjohur si Paul Thomas Anderson dhe Steven Spielberg . Tani për tani, këto janë zgjedhjet tona aktuale për filmat më të mirë të vitit 2017.

Split

Split është një realizim kinematografik i zhanerit thriller i cili është realizuar nën regjinë e M.Night Shyamalan. Në këtë film Shyamalan tregon një histori rreth tre vajzave të reja (Anya Taylor-Joy ,Haley Lu Richardson dhe Jessica Sula) të cilat rrëmbehen nga Kevin që vuan nga personaliteti i dyfisht dhe hiqet si 23 personalitete të tjerë. Gjithashtu ai është i bindur se personaliteti i tij i 24 është një qenie e mbinatyrshme i njohur si ‘The beast’, i cili është në prag të daljes dhe të shkatërrimit të gjithçkaje.

Baby Driver

Baby Driver është një film ku nderthuret romanca me musicalin dhe aksionin. Në rolin e Babyt është aktori i njohur Ansel Elgort i cili është një shofer i talentuar që zbulonë se nuk është aq e lehtë të heqesh dorë nga jeta e krimit. E gjithë ngjarja zvillohet në një qytet të vogel ku një grup i krijuar nga hajdutët më të kërkuar në qytet e bejn edhe më të pamundur dëshirën e Babyt për të shpetuar nga ajo jetë.

Wonder woman

Wonder woman një realizim kinematografik i cili pati një sukses të pa diskutuar gjatë këtij viti. Ngjarjet realizohen rreth personazhit kryesor princeshës Diana e cila detyrohet të lej atdheun e saj të mbushur me luftëtare femra për tu bashkuar me amerikanin Chris Pin,i cilli është një spiun lufte kundër gjermanëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Ky film është një realizim ku në fokus ka femrën e bukur, trime dhe luftëtare.

Atomic Blonde

Atomic Blond mund të konsiderohet si versioni femër i John Wick . Regjizori David Leitch realizoj një punë të shkëlqyer në këtë film, i cili është adaptimi i një romani grafik të vitit 2012. Ngjarjet vërtiten rreth Lorein një spiune bionde e cila duhet të zbuloj jetën e errët të mafjes në rruget e Berlinit, si dhe arsyen se përse i dashuri i saj spiun u vra. Një realizim që të bënë të emocionohesh në çdo pjesë dhe që ja vlen të shikohet.

Leave a Reply

Back to top button