Lifestyle

4 lloje njerëzish për të cilët keni nevojë në jetën tuaj

Screen Shot 2016-05-21 at 08.41.31

Në jetë, shpesh herë kuptojmë se disa lloje njerëzish që takojmë dhe që duan të jenë miqtë tanë, në fakt nuk janë personat e duhur për të qëndruar gjithë kohës. Kjo është një gjë e mirë për t’u pranuar, sepse ekziston vërtetë një lloj grupi që është bërë “posaçërisht” për ty. Ja disa lloje njerëzish që vërtetë do të donit t’i kishit pranë gjithë kohës.

Miq komikë

Këta lloje miqsh janë bërë ekzaktësisht për t’ju bërë të qeshni vazhdimisht. Ata shpesh gjejnë mënyra për t’ju bërë që të qeshni me veten, sid he të mësoni si ta shijoni më shumë përulësinë. Ndonjëherë, të kesh miq të tillë rretherrotull, të mëson se si të mos marrësh gjithçka shumë seriozisht, dhe si të argëtohesh edhe më shumë me veten tënde.

Miq terapistë

Këta lloje miqsh shërbejnë si “terapisti” juaj për gjithfarësoj stresesh. Ata janë në gjendje të dëgjojnë frikërat dhe të fshehtat tuaja më të thella e më të errëta, pa ju gjykuar asnjëherë për to. Këta lloje miqsh peshojnë gjithë gjërat e mundshme që mund të bëni, si dhe ato gjëra që e keni çuar nëpër mend t’i provoni. Eshtë gjithmonë mirë të kesh një mik që të shërben si një lloj pasqyre, në këto lloje situatash.

Miq optimistë

Ky lloj miku është motivuesi juaj. Ata janë gjithmonë inkurajues dhe të ngrejnë humorin. Ata duan gjithmonë që ti të jesh në majë. Sa herë që ndiheni me humor të rënë për veten, këta lloje miqsh të bëjnë të harrosh gjithë mendimet e këqia në kokë, thjeshtë duke ju treguar anën e shndërritshme të gjërave. Mbajini gjithmonë pranë këta lloje miqsh.

Miq-mësues

Këta lloje miqsh duan shumë t’u japin të tjerëve këshilla dhe urtësi. Ata janë mentorët tuaj, të gatshëm t’ju tregojnë anën e errët dhe anën e shndërritshme të botës. Ata kanë prirjen t’u tregojnë miqve të tyre se gjërat mund të jenë edhe më mirë, por edhe më keq, dhe si të përballojnë situatat e ndryshme në jetë, bashkë me vështirësitë. Ka gjithmonë më shumë hapësirë për të mësuar. Dhe nga kush mund të mësosh më mirë, se sa nga miqtë e afërt? / bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close