Kostandinopoja ishte një kryeqytet i fuqishëm dhe qendra e perandorisë bizantine, me vendndodhje në Turqinë e sotme.
- Buka falas ndihmonte për të mbajtur njerëzit të lumtur
Kostandinopoja i tërhiqte qytetarët me shumë mënyra, një prej të cilave ishte ofrimi i bukës. Ndërkohë që kjo ndihmonte për të sjellë njerëz të rinj në qytetin që sa vinte e zgjerohej, ishte gjithashtu një mënyrë për të parandaluar protestat për shkak të mangëisve në ushqime. 80 mijë qytetarë ishin të kualifikueshëm që të merrnin përditë 900 gramë bukë.
2. Gjysma e qytetit u shkatërrua në një zjarr
Pas protestave të Nikave në vitin 532, të cilat shpërthyen pas lojërave në Hipodrom mes fraksioneve rivale të shoqërisë së Kostandinopojës, një zjarr shkatërroi pothuaj 50% të qytetit dhe vrau afro 30 mijë banorë. Ishte një goditje nga e cila qyteti nuk e mori dot veten pothuaj asnjëherë.
3. Prostitutat dërgoheshin të konvertoheshin masivisht
Perandoresha Teodora miratoi ligje për të parandaluar prostitucionin e detyruar. Bordellot u mbyllën në të gjithë qytetin dhe ajo bleu lirinë e grave, duke i zhvendosur ato në konventa ku mund të mbanin veten. Mbajtësit e bordellove u dëbuan nga Kostandinopoja dhe gjithë qytetet e mëdha të perandorisë.
4. Eksploruesit vikingë u bënë roja të saj
Kostandinopoja stërviti një elitë të ushtrisë të quajtur Garda Varangiane mes shekujve 10 dhe 14. Trupa përbëhej nga ushtarë vikingë dhe saksonë, të vlerësuar për besnikërinë e tyre që e përcillnin në breza. Një rojë e tillë, Harald Hadrada më vonë u bë mbret i Norvegjisë dhe Danimarkës.
5. Qyteti mbrohej nga një zinxhir i madh
Një zinxhir i madh me hallka më shumë se gjysmë metri të gjera shtrihej përgjatë gjithë hyrjes së Bririt të Artë për të mos lejuar që anijet të hynin në qytet. Ai u kalua në tre raste – hera e fundit ishte gjatë rrethimit të Kostandinopojës, kur qyteti u pushtua në vitin 1453./bota.al