Enciklopedike

5 fakte tronditëse për flijimet njerëzore tek Aztekët

01 Viheshin në skenë luftime për të kapur viktimat

Për të përmbushur kuotën e flijimeve njerëzore, Aztekët bënë një marrëveshje me fqinjët e tyre, Tlaxcalanët, të cilët kishin besime të ngjashme. Të dy palët ranë dakord të përfshiheshin në beteja ritualiste të quajtura luftërat e luleve, në të cilat luftëtarët fisnikë përballeshin në luftime trup më trup, për të siguruar të drejtat mbi të burgosurit, të cilët më pas mund të flijoheshin.

02 Ishte një biznes i përgjakshëm

Viktima e flijimit do të ngjitej në majë të një piramide-tempull, ku vendoseshin në një gur. Një prift më pas u çante gjoksin, nxirrte zemrën që ende rrihte, dhe e mbante triumfalisht në drejtim të perëndive, përpara se të shkelmonte trupin e pajetë poshtë shkallëve të piramidës së tempullit, për t’u copëtuar nga populli.

As fëmijët nuk ishin të sigurt

Tlaloc, zoti Aztek i shiut, kërkonte lotët dhe gjakun e fëmijëve. Si rezultat, një numër i madh flijoheshin çdo vit për të parandaluar thatësirat dhe të korrat e dështuara që Ai do të sillte. Përveç kësaj, lindja e binjakeve shihej si një kërcënim vdekjeprurës për prindërit, kështu që një nga foshnjat zakonisht vritej dhe u ofrohej sërish perëndive.

04 Priftërinjtë hanin atë që mbetej

Ndërsa zemrat iu ofroheshin perëndive, pjesa tjetër e trupave të flijuar nuk çohehin dëm. Mishi i tyre konsiderohej i shenjtë, kështu që gatuhej dhe u shërbehej perandorit apo priftërinjve. Një supë misri e quajtur pozole ishte një pjatë e tillë, e bërë me kofshë njeriu, por kur kanibalizmi u ndalua nga spanjollët, mishi u shkëmbye me të derrit.

05 Kjo gjë kontribuoi në rënien e perandorisë

Praktika e përhapur e flijimeve njerëzore nga Aztekët shkaktoi tensione me fqinjët e tyre. Kur spanjollët nisën pushtimin në vitin 1519, shteti ndërluftues i Tlaxcalas ishte i motivuar për t’u bashkuar me luftën e tyre, dhe popullsia Azteke e zvogëluar shumë nuk i mundi dot. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button