Bota

5 pyetjet që kanë mbetur ende pa përgjigje

Screen Shot 2015-03-27 at 17.34.47Guido Olimpio

Ditë pas dite plotësohet mozaiku i fatkeqësisë së Airbusit, por mungojnë ende shumë copëza. Dhe të krijohet gjithashtu përshtypja se ndonjëherë hetuesit vrapojnë pak si shumë, duke furnizuar publikun me elementë interesantë, që megjithatë kanë nevojë për verifikime.

1) Cfarë dinte dhe cfarë nuk dinte Lufthansa në lidhje me gjendjen e Andreas Lubitz? Pas aksidentit kanë pohuar se ishte konsideruar në gjendje të pilotonte, pavarësisht pezullimit tashmë të famshëm të trainimit. Por tani po dalin të dhëna që duket se tregojnë një situatë vuajtjeje serioze, që e bënte të papërshtatshëm për të drejtuar një avion. A ishte informuar kompania prej personave që e kuronin pacientin? Hetuesi gjerman ka deklaruar se piloti e kishte fshehur sëmundjen tek punëdhënësi. Dhe mjekët a i janë përmbajtur rregullave të privatësisë? Një mbrojtje kjo që vlen edhe për dikë që ka në dorë jetët e 150 njerëzve?

2) Vazhdon të mungojë motivi. Prokuroria gjermane dhe franceze kanë treguar se fajtori është piloti i dytë, por nuk kanë gjetur një shpjegim për gjestin. Teza që qarkullon është ajo e problemeve të mundshëm mendorë dhe personalë. Por për momentin janë thjeshtë tregues apo supozime. Skenari mund të mbajë, megjithatë duhen prova të forta.

3) Pyetja tjetër kyce është: gjest i paramenduar, apo veprim i papritur? Policia nuk ka gjetur deri tani letra, mesazhe apo gjëra të tjera që ndihmojnë të kuptosh. Eshtë përjashtuar vetëm motivi i terrorizmit, edhe pse shkatërrimi i një avioni me 150 vetë në bord është gjithësesi një akt terrori. Dhe vijohet të diskutohet për uljen e ngadaltë të avionit. Shumë vetë pyesin përse Lubitz nuk ka kryer një manovër të shpejtë.

4) Eshtë e qartë që nëse do të konfirmohet prania e problemeve për Lubitz, do të duhet të shihet sistemi i kontrollit të gjendjes së pilotëve. Një cështje që është hapur edhe në SHBA: shumë thonë se verifikimet janë “pro-forma” dhe shpesh herë personeli ka prirjen të fshehë telashet e tij sepse nuk dëshiron të “lihet në tokë”, apo më keq të humbasë vendin e punës. Ekspertët sugjerojnë që të ndihmohet haptaz kush ka probleme të vështirë mjekësorë, për ta shtyrë të zbulojë problemet e të mos i fshehë.

5) Shumë kompani kanë vendosur të fusin rregullin e 2 elementëve të ekuipazhit gjithmonë në kabinë. Një lloj linje mbrojtjeje kundër gjesteve si ky. Masë e drejtë./CdS/

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button