Your Life

5 shenja paralajmëruese, se si një psikopat do të përpiqet t’ju manipulojë

Screen Shot 2016-08-02 at 09.09.21T’i mbijetoni një marrëdhënie abuzive me dikë që ju ka manipuluar, gënjyer, mashtruar dhe vjedhur çdo gjë, mund të jetë një mësim shumë i vështirë për të nxjerrë. Kur vjen puna për të përballuar dikë që përpiqet papushim t’ju manipulojë, ju mund të gjendeni me probleme të vetëbesimit të ulët, depresionit, ankthit, dhe shumë më tepër, në qoftë se nuk do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për të ndihmuar vetveten.

  1. Sulmi verbal

Një shenjë e madhe paralajmëruese që tregon se keni të bëni me një person shumë manipulues, mund të jenë sulmet e tyre verbale, në mënyrë të përditshme. Një manipulator nuk ka kujdes për ndjenjat, idetë, apo shqetësimet tuaja për situatën. Gjithë sa u intereson është zvogëlimi i çdo shansi tuaj, vetëm e vetëm që ata marrin atë që duan prej jush. Ata do të gjejnë çdo krisje të mundshme në personin tuaj, për t’ju sulmuar verbalisht, kur ju përpiqeni t’u bëni ballë.

2. Të pandershëm

Manipulatorëve u pëlqen shumë një shans për të bërë thashetheme pas shpine për njerëzit, në çdo moment që ata mendojnë se do t’u sjellë dobi në të ardhmen. Ata demonstrojnë se sa të pandershëm mund të jenë në të vërtetë, kur është fjala për konfidencialitet, besnikëri, dhe çdo gjë tjetër që përfshin thyerjen e besimit tuaj. Kjo është një shenjë e madhe paralajmëruese se keni të bëni me një person shumë manipulues. Sa më shumë të pandershëm që bëhen, aq më shumë ata nuk duan t’ia dijnë nëse ju ekzistoni ose jo, në jetën.

3. S’ka më vetëvlerësim

Nëse keni qenë me një person manipulues për një kohë shumë të gjatë, dhe ju ndjeheni sikur nuk keni shumë vetëbesim brenda jush, thjeshtë sepse ky person jua shteroi gjithë dashurinë për vetveten, atëherë ju nuk duhet të mendoni dy herë në lidhje me këtë, pasi është shenjë e fortë e një manipulatori. Nëse vërtetë ndjeheni se ky person bën përpjekje të qëllimshme, për t’ju bërë të ndiheni të pavlerë, atëherë duhet të bëni gjithçka në fuqinë tuaj, për të mos e parë më kurrë këtë person. Ju meritoni lumturinë, pavarësisht çdo gjëje që ju thonë.

4. Qëllimisht ju bëjnë të marrë

Nëse personi me të cilin jeni me krijon historira, fabrikon incidente, apo gënjen tërësisht për gjëra që nuk kanë ndodhur asnjëherë, atëherë keni të bëni me një person tejet manipulues. Këta lloje njerëzish bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre, për t’ju bërë të besoni se jeni ju që po çmendeni, në marrëdhënie. Edhe nëse ju zgjoheni në mëngjes, bëni atë që bëni gjithmonë dhe nuk mendoni dy herë për këtë, kjo gjë u jep atyre mundësinë e përkryer për ta thyer shpirtin tuaj, dhe për t’ju bërë t’i doni ata edhe më shumë, për shkak të asaj se sa e çmendur ndiheni.

5. Viktimë e rremë

Një manipulator do të luajë sikur të jetë viktima, gjatë gjithë kohës. Ata shkaktojnë deri incidente të rastit, që kanë ndodhur ose mund të mos kenë ndodhur, për t’u ndjerë sikur të kenë qenë ata të sulmuarit. Manipulatorët e bëjnë këtë në mënyrë që t’ju bëjnë të ndjeheni keq për ta dhe që ju të bëni gjithçka mundeni, për t’i bërë ata të lumtur përsëri. Mos u mashtroni nga kjo lojë e vogël e tyre. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button